Pre. Pri 3rd, 2026

“Deputetët po kërcënohen me jetë” Balla kërkoi mbylljen e diskutimeve

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka deklaruar se deputetët në sallën e Kuvendit po kërcënohen me jetë, duke kërkuar mbylljen e diskutimeve dhe kalimi në votim të menjëhershëm të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

“Edhe pas shumë përpjekjesh nga ana juaj për të vendosur rregullin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, edhe kur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallën e Kuvendit, kur deputetes një deputete tjetër i thotë: “Nuk shkel më këtu.””

“Kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, siç përcaktohet nga rregullorja, po qeshni, qeshni. Në këto kushte, zoti kryetar i Kuvendit, bazuar në nenin 49, propozoj përmbylljen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim. Ju lutem ta hedhim në votim kërkesën time”., shtoi Balla./A2 CNN

Postime të Ngjashme