Hën. Shk 2nd, 2026

Deputetët e VV-së që humbën më së shumti vota pas rinumërimit të votave

Pas procesit të rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pësuar rënie të ndjeshme të numrit të votava.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve humbjen më të madhe e ka pësuar Taulant Kelmendi.

Kandidati nga Peja ka humbur gjithsej 923 vota. Pas tij renditet Arbër Rexhaj me 622 vota më pak, ndërsa Rea Krasniqi po ashtu nga Prizreni ka humbur 536 vota.

Pos këtyre tre kandidatëve në listën e VV-së janë përfshirë Valon Hoti që humbi 422 vota, Vendenis Lahu që humbi 384 vota, si edhe Valon Ramadani, i cili ka humbur 377 vota pas rinumërimit.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pas përmbylljes së procesit të ankesave në PZAP dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës, pritet edhe certifikimi zyrtar i rezultateve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *