Mar. Kor 21st, 2026

Delegati që kërkon shkarkimin e Lumir Abdixhikut publikon fotografi të Hashim Thaçit

Njëri nga delegatët që ka nënshkruar iniciativën për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi.

I njëjti delegat është ndër zërat më aktivë në rrjetet sociale kundër Lumir Abdixhikut, ku vazhdimisht publikon kritika dhe qëndrime që mbështesin largimin e tij nga drejtimi i LDK-së.

Megjithatë, ndryshe nga qasja që mban ndaj kryetarit të partisë së tij, në profilin e delegatit shihen publikime mbështetëse për figura politike nga PDK, përfshirë edhe Hashim Thaçin.

Postime të Ngjashme