Hën. Mar 9th, 2026

Dekreti i Presidentes/ Kushtetuesja publikon vendimin e plotë për masë të përkohshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar vendimin e plotë lidhur me vendosjen e një mase të përkohshme në rastin KO72/26, që ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/26 të nxjerrë nga Vjosa Osmani më 6 mars 2026.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij dekreti është paraqitur në Gjykatë nga Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në autorizimet e përcaktuara me nenin 113 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëzëri që të caktojë masë të përkohshme, me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026, si dhe ndalohet çdo veprim i Kuvendit të Kosovës në lidhje me këtë çështje.

Sipas vendimit, masa e përkohshme ka hyrë në fuqi më 9 mars 2026 dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.

Vendimi i Gjykatës do t’u komunikohet palëve dhe do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare, në përputhje me ligjin në fuqi.

Kliko ketu per Vendimin e Gjykates Kushtetuese

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *