Hën. Mar 23rd, 2026

Deçani shënon “Epopenë e Dukagjinit” me aktivitete kulturore dhe përkujtimore

Në prag të Epopesë së Dukagjinit, komuna e Deçanit në bashkëpunim me OVL UÇK-në do të organizojnë një sërë aktivitetesh, duke përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të rajonit.

Aktivitetet nisin në orën 12:00 në Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahet një ekspozitë e përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore të Deçanit. Kjo ekspozitë do të shoqërohet edhe me një program artistik.

Në orën 15:00, në Qendra Rinore në Deçan do të hapet një ekspozitë tjetër kushtuar 24 Marsit, me temën “Epopeja e Dukagjinit”, e cila synon të sjellë më afër qytetarëve kujtesën historike dhe sakrificën e dëshmorëve.

Ndërkohë, aktivitetet përmbyllen në orën 19:00 me një koncert klasik të organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”. Koncerti do të mbahet në hollin e Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *