Enj. Sht 17th, 2026

Daut Haradinaj: Kosova duhet të marrë masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjell kjo gjykatë politike

Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila i dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, bëri thirrje që Kosova të marrë masa menjëherë për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë.

UÇK-ja është e pastër. Lufta e UÇK-së së ka qenë çlirimtare dhe nuk ka gjykatë që mund ta dënojë shpirtin çlirimtar.

Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme. Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK së.

Deri në fund. Deri në drejtësi.

Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së.

Postime të Ngjashme