Sht. Sht 27th, 2025

Darka lamtumirëse me komandantin e KFOR-it, Kurti shpreh mirënjohje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në darkën lamtumirëse të mbajtur në rezidencën italiane me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Kryeministri Kurti falënderoi Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe. Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *