Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovakisë, në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Pas një atmosfere shumë pozitive në seancat paraprake, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe disiplinë në zbatimin e detyrave taktike të përzgjedhësit Franco Foda, duke rritur optimizmin brenda skuadrës para sfidës vendimtare.
Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa menjëherë pas saj ekipi do të udhëtojë drejt Bratisllavës, ku të enjten do të përballet me Sllovakinë.

