Sht. Nën 15th, 2025

“Dardanët” bëjnë stërvitjen e fundit para përballjes historike

Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer stëvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Të udhëhequr nga Franco Foda, ”Dardanët” zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme në atmosferë pozitive dhe fokus maksimal, .

”Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, të motivuar dhe me energji të plotë për sfidën e mbrëmjes kundër Sllovenisë.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45, derisa ”Dardanëve” i mjafton një pikë të sigurojë play-ofin në kualifikimet e Kupës së Botës

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *