Ylli i Rubin Kazanit Dardan Shabanhaxhaj është afrimi më i fundit i Kombëtares së Kosovës, por fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje për t’i ndihmuar “Dardanët” në play-offin e Kupës së Botës.
Anësori ishte i ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për përballjen ndaj Sllovakisë, por një ditë pasi mori ftesë zyrtare pësoi një lëndim, i cili do ta mbajë jashtë fushës për disa javë.
Telegrafi ka siguruar ftesën zyrtare të Shabanhaxhajt, të cilën FFK-ja e ka dërguar drejt Rubin Kazanit, ku konfirmohet se 25-vjeçari është në planet e Fodas për të ardhmen e afërt.
Kjo përndryshe ka qenë hera e parë që Shabanhaxhaj, i cili së fundmi ishte pjesë e Austrisë U21 u ftua te ekipi A i Kosovës.
“Me rregulloren e statutit të FIFA-s ne duam t’iu informojmë se zotëri Dardan Shabanhaxhaj është përfshirë në listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e ardhshme dhe ndoshta do të ftohet zyrtarisht te kombëtarja gjatë kësaj periudhe”.
“Stërvitjet do të nisin më 23 mars. Në rast ftese zyrtare atëherë dot ë jetë me kombëtaren deri më 1 prill 2026”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

