Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet për më të mirët e basketbollit gjatë vitit 2025 për lojtarët dhe klubet më të suksesshme të vitit.
Çmimi i basketbollistit të vitit 2025 i takoi basketbollistit të Kombëtares së Kosovës, Dardan Berisha. Lojtarja më e mirë e vitit për vitin 2025 u shpall basketbollistja Malvina Haziri.
Në nivel klubesh, klubi më i mirë i vitit në kategorinë e meshkujve u shpall kampioni i Kosovës, KB Trepça, ndërsa në kategorinë e femrave u shpall KB Bashkimi.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, theksoi se me këtë rast po nderohen ata që treguan karakter e përkushtim, derisa shtoi se puna për avancimin e basketbollit nuk do të ndalet.
Ndër çmimet e tjera që u ndanë ishin edhe: gjyqtari i vitit – Amar Djekovic, Shpresa e vitit 2025 për meshkuj – Besim Bytyqi, Shpresa e vitit për vajza – Elsa Shala, Trajneri i vitit – Bujar Loci, Klubi i vitit në kategorinë e meshkujve – KB Trepça, Klubi i vitit në kategorinë e femrave – KB Bashkimi.

