Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh.
Shabani dhe Qerimi dyshohet të kenë mbledhur dhe dërguar informacione në adresën e BIA-serbe, lidhur me UÇK-në, Policinë e Kosovës, AKI-në dhe IPK-në.
Ndaj tyre, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në shkurt të këtij viti, duke e ngarkuar Shabanin me akuzën për spiunazh, ndërkaq Qerimin për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

