E ardhmja e Rodrit te Manchester City është ende e paqartë.
Spanjolli, shpesh është lidhur me një largim nga Anglia, me ofertat kryesore nga gjiganti spanjoll.
Por së fundmi, City i ka ofruar Rodrit kontratën e re për të vazhduar edhe për disa vite.
Nëse Rodri refuzon marrëveshjen e re, City do të kërkojë përsëri një pagesë të madhe këtë verë; ose do të largohet falas në vitin 2027.
Ai deri më tani ka bërë 293 paraqitje me “Cityzens”, duke shënuar plot 28 gola dhe 32 asistime, ku ka arritur të fitojë gjithçka përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023

