Mar. Tet 6th, 2026

Çitaku i bën thirrje Kurtit: Të votohet ligji për Dhomat e Specializuara

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të votojë ligjin për Dhomat e Specializuara.

Çitaku ka deklaruar se çështja duhet të përmbyllet përmes votës dhe me përgjegjësi, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet.

Ajo ka theksuar se qytetarët që po kërkojnë miratimin e ligjit presin veprime konkrete nga deputetët.

Sipas Çitakut, ligji tashmë është miratuar në parim me 91 vota dhe duhet të procedohet për miratim përfundimtar në Kuvend.

Postime të Ngjashme