Pre. Mar 6th, 2026

Çitaku: Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV-ja po e lënë Kosovën sërish pa institucione

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, po thotë se janë egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV-ja ato që po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh.

Në një postim në Facebook, Çitaku tha se adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: “refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik”.

Postimi i plotë:

Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV-ja po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh.

Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik.

Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar.

Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë.

Kjo liri dhe kjo republikë nuk guxojnë të shpërdorohen

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *