Mar. Nën 4th, 2025

Çështja e mandatarit, reagon Ramush Haradinaj: Presidentja nuk duhet ta shkelë Kushtetutën!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me afatin kushtetues për formimin e qeverisë, duke paralajmëruar se çdo veprim jashtë normave ligjore do të përbënte shkelje të rëndë kushtetuese, transmeton IndeksOnline.

“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja nuk ka mandat ta mandatojë askënd pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme. Shumica dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se kandidatura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë është “vetëm përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit”, duke shtuar se kjo farsë duhet të marrë fund dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *