Die. Mar 29th, 2026

Sport

Prishtina e Re dhe Drenica ndahen me barazim

Prishtina e Re dhe Drenica janë ndarë me barazim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, ishte i barabartë 0-0.

Ky barazim nuk i shkon përshtati asnjërës skuadër, pasi Drencia renditet në vendin e shtatë, me 15 pikë, derisa Prishtina e Re është e fundit në tabelë, me 8 pikë.

Kosova U20 realizon fitore bindëse ndaj Katarit U20

Kombëtarja e Kosovës U20 ka shënuar fitore bindëse në miqësoren e parë ndaj Katarit U20, me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Ky takim u organizua në kuadër të programit “UEFA Together”, që synon zhvillimin dhe shkëmbimin e përvojave mes kombëtareve të vendeve anëtare të UEFA-s me ato nga kontinentet e tjera.

Dardanët e rinj, të drejtuar nga përzgjedhësi Bekim Isufi, e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar në të gjitha aspektet e lojës. Epërsia erdhi shumë herët, në minutën e 3-të, kur Ernis Qestaj realizoi golin e parë pas një aksioni të bukur. Në minutën e 27-të, Rin Ahmeti e dyfishoi rezultatin nga penalltia, pasi Rezon Gashi u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës. Vetëm dy minuta më pas, Qestaj shënoi sërish, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Katari arriti të ngushtojë shifrat në 3:1 përmes Mohamed Moatasim A Elsiddig, nga pika e bardhë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, pas disa ndërrimeve në formacion, Dardanët vazhduan ta menaxhojnë me maturi ndeshjen dhe ta kontrollojnë lojën, ndërsa në minutat shtesë shënuan edhe dy herë për ta vulosur fitoren. Enes Hajrullahu realizoi në minutën e 92-të një gol të bukur, ndërsa Anik Vitia në minutën e 94-të vendosi rezultatin përfundimtar 5:1.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Bekim Isufi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe me angazhimin e futbollistëve:

“Vetë rezultati 5:1 tregon se kemi dominuar plotësisht kundërshtarin. Nuk kemi pasur shumë ditë për t’u përgatitur, por gjithçka shkoi shumë mirë. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me mënyrën se si i zbatuan detyrat në fushë. Sigurisht se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, por duke marrë parasysh që shumë prej lojtarëve janë për herë të parë bashkë dhe nuk e njihnim mirë kundërshtarin, jemi shumë të kënaqur me këtë paraqitje. Shpresoj që edhe në ndeshjen e dytë të tregojmë lojë të mirë”, deklaroi Isufi.

Ndeshja e dytë miqësore mes Kosovës U20 dhe Katarit U20 do të zhvillohet pas tre ditësh, po në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim në orën 13:00.

Ballkani barazon në Ferizaj

Ballkani ka bërë një gabim tjetër në Superligë.

Skuadra suharekase u ndal para tifozëve vendas nga Ferizaji, duke barazuar me rezultat 1-1,.

Portokallezinjtë shkuan në pushim me epërsi, pasi Walid Hamidi shënoi në minutën e 17-të.

Por me të nisur pjesa e dytë, mysafirët barazuan shifrat, me golin e Betim Haxhimusa, në minutën e 49-të.

Pas 12 ndeshjeve, Ballkani renditet e dyta në tabelë me 23 pikë, dy më pak se Prishtina, e cila sonte luan ndaj Gjilanit.

Në anën tjetër, Ferizaji me 14 pikë, aktualisht renditet në vendin e shtatë

Skandal i madh i trukimit të ndeshjeve në Turqi, pezullohen 149 gjyqtarë

Komiteti Disiplinor i Federatës Turke të Futbollit (TFF) ka pezulluar deri në 149 gjyqtarë për periudha midis tetë dhe 12 muajsh për shkak të basteve mbi rezultatet e ndeshjeve, ndërsa procedurat janë duke u zhvilluar kundër tre të tjerëve.

Hetimi i TFF-së zbuloi se nga 571 gjyqtarë të licencuar për të arbitruar ndeshje në ligat profesionale turke, 371 kishin llogari bastesh sportive dhe 152 po luanin baste aktive. Nga gjyqtarët e përfshirë në skandal, 22 (shtatë gjyqtarë kryesorë dhe 15 gjyqtarë vijash) arbitruan ndeshje në ligën e lartë turke.

“Referimi është një profesion i nderuar dhe kushdo që e njollos atë nder nuk do të marrë pjesë më kurrë në futbollin turk”, kërcënoi të enjten presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu .

TFF shtoi se dhjetë gjyqtarë kanë vënë bast në më shumë se 10,000 ngjarje secili, ndërsa numri i atyre që kanë vënë bast në të paktën 1,000 ngjarje është 42.

Nuk dihet nëse ndonjëri nga gjyqtarët e pezulluar ka vënë bast për ndeshjet që kanë arbitruar.

Prishtina 01 në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.

Skuadra nga kryeqyteti harroi humbjen e djeshme ndaj Sporting, duke fituar sonte ndaj skuadrës kroate, Novo Vrijeme, me rezultat 7-6,.

Futbollisti Halim Selmanaj ishte më meritori për këtë fitore, duke shënuar tre gola.

Me nga një gol kontribuan edhe Arif Limani, Jeton Rukovci, Fitim Krasniqi dhe Ramadan Alaj.

Prishtina 01 do ta zhvillojë edhe një ndeshje në fazën e grupeve, ku do të përballet me skuadrën nga Kazakistani, Kairat

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër

Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerr në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Ndeshja zhvillohet me 18 nëntor, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.

Biletat mmund t’i blini online, përmes linkut të mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do