Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet e fundjavës në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendje të veçantë ka marrë mosdelegimi i gjyqtarit Genc Nuza, i cili nuk është caktuar në asnjërën nga katër ndeshjet që do të zhvillohen këtë xhiro.

Në ndeshjen Llapi – Prishtina e Re, gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, ndërsa Granit Hyseni dhe Drilon Rexhepi do të jenë asistentët e tij.

Takimin Drenica – Ballkani do ta referojë Mentor Ajeti, me ndihmën e Bujar Selimajt dhe Zgjim Rrahimit.

Në përballjen Malisheva – Gjilani, drejtësinë do ta ndajë Alban Shala si gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Bekim Rama.

Ndërkaq, ndeshjen Ferizaj – Dukagjini do ta gjykojë Gramos Shala, i shoqëruar nga Alban Ejupi dhe Enis Bejtullahu si asistentë.

Drita sonte ka punë me kampionin e Irlandës në UEFA Conference League

Skuadra kosovare, Drita FC sonte luan ndeshjen e tretë në UEFA Conference League dhe si kundërshtar ka Shelbourne FC.

Ndeshja zhvillohet në Irlandë nga ora 21:00.
Skuadra e Shelbourne në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një pikë, kurse kampioni i Kosovës ka dy pikë, në dy barazime, ndaj Omonoa dhe KuPS-it.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit nuk janë të gjithë gati, sulmuesi Veton Tushës – i cili ishte lënduar në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, poashtu mungojnë edhe dyshja tjetër e sulmit: Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi.

Drita shtynë ndeshjen me Prishtinën për një arsye interesante

Skuadra e Dritës ka shtyrë ndeshjen ndaj Prishtinës, në Superligë, që ishte e paraparë të zhvillohet të hënën.

Arsyeja është se skuadrës nga Gjilani i ka ardhur ftesa për dy lojtarë për ndeshjet ndërkombëtare,
Bëhet fjalë për Faton Malokun, që është ftuar për ndeshjet e Kosovës dhe për Ibrahim Salfiu që është ftuar te Kombëtarja e Beninit.

“Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes”, shkruhet në njoftimin e klubit

Mësohet identiteti i futbollistit, i cili u kërcënua me armë nga një agjent

Futbolli u trondit nga lajmi se një yll i Premierligës ishte kërcënuar me vdekje nga një agjent i futbollit.

Ngjarja kishte ndodhur në shtator, por nuk ishte bërë publike deri tani.

Po ashtu është mësuar edhe identiteti i futbollistit të cilit i ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme.

Ai është mbrojtësi italian i Tottenhamit, Destiny Udogie në të cilin i është drejtuar arma nga agjenti futbollistik, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.

Policia britanike tashmë ka arrestuar të dyshuarin, ku dhe po hetojnë rastin