Hën. Mar 30th, 2026

Sport

A do të ketë minuta për Rrahmanin dhe Zhegrovën, flet përzgjedhësi Foda

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ai u pyet rreth rikthimit të Amir Rrahmanit dhe gjithashtu rreth aktivizimit apo jo të tij dhe Edon Zhegrovës në këto dy ndeshje.

“Sa i përket Amir Rrahmanit, ai ka pasur një pauzë dy mujore, tani është rikthyer. Në javën e kaluar ka luajtur tri ndeshje. Të shohim se si do të përshtatet në ekip. Sa i përket Zhegrovës, ai po fiton minuta te Juventusi. Kjo për neve është shumë me rëndësi. Neve na duhet të jetë 100% i gatshëm. Kemi shumë lojtarë në dispozicion. Do të shohim t’i sigurojmë minuta më shumë Edonit sesa në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Foda në konferencë

Lewa hat-trik, Barcelona fiton dhe i afrohet Real Madridit

Barcelona shënoi një fitore të jashtëzakonshme në javën e 12-të të La Liga, duke mundur Celta Vigon me rezultatin 4-2 në një ndeshje të mbushur me emocione.

Golat për ekipin e Hansi Flick u shënuan nga Robert Lewandowski, i cili realizoi një het-trik, dhe Lamine Yamal, ndërsa për vendasit shënuan Carreira dhe Iglesias.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë të tabelës, vetëm tre pikë larg liderit Real Madrid, që ka 31 pikë.

Delegati i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica dënohet me tre muaj mosushtrim të detyrës

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica nuk prodhoi pothuajse asgjë gjatë ndeshjes, pasi ajo u mbyll pa gola, 0-0.

Mirëpo, pas përfundimit të saj, kjo ndeshje mori një vëmendje të madhe.

Fillimisht, u raportua se Drenica do ta humbiste ndeshjen në tavolinë, pasi kishin aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejt lojë dhe nuk figuronte në listën e lojtarëve për ndeshje.

Mirëpo ankesa e Prishtinës së Re u hodh poshtë nga Komisioni i Garave të FFK-së, duke konfirmuar se lojtari ishte i regjistruar në sistemin “MyFFK”.

Ndërsa, sot, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka njoftuar dënimin e delegatit të ndeshjes, Liridon Poroshtica.

Sipas njoftimit të publikuar nga FFK-ja, Poroshtica dënohet me tre muaj mosushtrim të detyrës së tij, pasi dështoi në zbatimin e Rregullores së Garave të FFK-së.

“Delegati i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, Liridon Poroshtica. Ka dështuar në zbatimin dhe aplikimin e Rregullores së Garave në fuqi, duke mos respektuar detyrimet që i takojnë delegatit të ndeshjes sipas protokollit zyrtar në ndeshjen Prishtina e Re –Drenica. Bazuar në nenin 3 paragrafi 1 pika K si dhe neni 6 paragrafi 1 pika 2/A të Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare të delegatit sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së

Drita shkruan historinë, shënon fitoren e parë në Conference League

Skuadra e Dritës ka shkruar historinë në Conference League, pasi ka shënuar fitoren e parë në fazën e ligës.

Kampioni i Kosovës nuk di për humbje deri më tani, ku pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj skuadrës irlandeze, Shelbourne, me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi futbollisti Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.

Drita tashmë ka pesë pikë të grumbulluara në tre ndeshje, duke u renditur në vendin e 14-të.

Ndeshjen e ardhshme në Conference League, skuadra gjilanease e luan në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija, me 28 nëntor.