Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Një “finale” e mundshme në Prishtinë, largimi i Hajdarit dhe Avdullahut nga Zvicra, flet Granit Xhaka: Është vendimi i tyre…!

Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka dhënë një intervistë për “Blick” në lidhje me kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Mesfuhsori i Sunderlandit foli shumëçka, por më e rëndësishmja është në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës dhe për largimin e Hajdarit dhe Avdullahut nga “Helvetikët”,

“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashar , është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje.

“A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari? Nuk mendoj kështu. Por, Leoni është futbollist i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i mungonte durimi. Por, në fund të fundit, është vendimi i tyre për të luajtur me Kosovën, e cila tashmë po luan në nivele shumë të larta”, u shpreh mesfushori “helvetik”

Në rast se Zvicra dështon ndaj Suedisë dhe se Kosova fiton ndaj Sllovenisë, atëherë një “finale” do të zhvillohet në Prishtinë për ta përcaktuar vendin e parë.

“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, vazhdoi tutje Granit Xhaka

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet më 18 nëntor nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”

Top Chanel: Shehi ka paraqitur dorëheqjen te Ballkani

Ka zgjatur një vit me sa duket bashkëudhëtimi i Orges Shehit te skuadra e Ballkanit,

Edhe pse ende pritet zyrtarizimi, pak ditë më parë, përpara ndeshjes me Drenicën, trajneri durrsak ka njoftuar drejtuesit e skuadrës nga Suhareka se do të largohet me përfundimin e fazës, në dhjetor të këtij viti.

Pasi ka drejtuar këtë skuadër në 34 ndeshje deri tani me një bilanc 16 fitore, 11 barzime dhe vetëm 7 humbje, Shehi me sa duket, nuk ndihet më në kushte optimale te skuadra që bëri historinë e Kosovës në këta 5 vjetët e fundit, sidomos me pjesëmarrjet në kupa të Europës deri në fazën e grupeve, kur në atë kohë drejtohej nga Ilir Daja.

Tirana dhe Partizani janë në pritje, për të mos harruar këtu edhe Teutën që po presin një përgjigje nga ai.

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën! Kuqezinjtë zbresin në fushë, mungesa në stërvitjen e parë

Shqipëria ka nisur pas ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës, e planifikuar të luhet në datën 13 nëntor në Andorra.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për ndeshjen e 13 nëntorit ku fitorja është padyshim detyrim për skuadrën tonë, ndërkohë që vetëm 3 ditë më vonë do të luhet ndeshja ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të rikthehen në Tiranë pas ndeshjes dhe do të përgatisin takimin kundër anglezëve, e planifikuar të luhet në “Air Albania”, më 16 nëntor.

Skuadra është grumbulluar në Barcelonë të Spanjës, aty ku edhe do të qëndrojë deri në një ditë para ndeshjes, e më pas do të udhëtojë drejt qytetit ku do të zhvillohet ndeshja.

Duke parë që nuk ka fluturime direkte nga Tirana për në Andorra, kuqezinjtë kanë menduar që të grumbullohen në Spanjë për këtë ndeshje të rëndësishme ku do të përgatisin takimin deri në detaje, pasi mund të vuloset gjithçka.

Stërvitja e parë

Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë pasditen e djeshme, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore. Grupi ka qenë i cunguar në stërvitjen e parë, pasi kanë munguar Strakosha, Bajrami dhe Mirlind Daku.

Sipas asaj që vetë FSHF-ja ka komunikuar, të tre futbollistët janë bashkuar me skuadrën mbrëmjen e djeshme dhe do të jenë të gatshëm për stërvitjen që do të zhvillohet sot.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti janë stërvitur individualisht.

Të dy lojtarët janë aktivizuar me klubet e tyre të dielën dhe stafi ka menduar t’i ketë në stërvitje individuale në mënyrë që të rikuperohen për stërvitjen e sotme, që pritet të jetë me skuadër të plotë.

Futbollistët nuk kanë shfaqur probleme në seancën e parë stërvitore duke qenë në gjendje optimale, pavarësisht stërvitjeve individuale që kanë krye.

Të njëjtën gjë, pritet të bëjnë edhe lojtarët që u bashkuan me skuadrën më vonë se të tjerët.

Mbi 1 mijë lojtarë profesionistë janë të përfshirë në skandalin e basteve në Turqi

Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi të hënën se 1,024 lojtarë profesionistë janë referuar në Bordin Disiplinor të Futbollit Profesional (PFDK) pasi janë gjetur të përfshirë në aktivitete të paligjshme bastesh.

Në mesin e emrave të përmendur janë Eren Elmalı dhe Metehan Baltacı të Galatasarayt, Necip Uysal dhe Ersin Destanoğlu të Beşiktaşit, si dhe Boran Başkan dhe Salih Malkoçoğlu të Trabzonsporit, bëri të ditur Komiteti Ligjor i TFF-së në një deklaratë.

Lojtarët janë referuar “sipas nenit 57 të Rregullores Disiplinore të Futbollit, që nga 10 nëntori 2025,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se masat disiplinore do të merren pas hetimeve të mëtejshme.

Për të ndihmuar klubet që mund të përballen me mungesa në skuadër, TFF ka nisur bisedime me FIFA-n për të lejuar një afat shtesë 15-ditor të transferimeve dhe regjistrimeve brenda vendit, përveç periudhës së zakonshme të dimrit për sezonin 2025-26.

Federata njoftoi gjithashtu se ndeshjet e Ligës së 2-të dhe të 3-të turke do të shtyhen me dy javë, ndërsa Superliga dhe Liga e Parë do të vazhdojnë sipas orarit të planifikuar.

Deklarata theksoi gjithashtu se rastet që përfshijnë 47 lojtarë, të cilët kanë vendosur vetëm një bast, do të rishikohen sapo të merren prova shtesë nga institucionet përkatëse. TFF konfirmoi se komunikimi zyrtar me autoritetet shtetërore është ende në zhvillim dhe se hetimi mund të zgjerohet në varësi të përgjigjeve që do të vijnë.