Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Kosovë-Zvicër, historiku dhe rëndësia e veçantë e kësaj ndeshjeje

Kosova dhe Zvicra do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të fundit, e vlefshme për grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.

Ky ndeshje shihet si një me rëndësi të veçantë, shkaku i historisë mes të dyja vendeve.

Në historikun mes këtyre dyjave, janë zhvilluar 4 ndeshje me 3 nga to që kanë dalë barazim dhe 1 fitore për Zvicrën.

Ndeshja automatikisht lidhet me diasporën kosovare, e cila përbën një shumicë në Zvicër.

Pikërisht nga kjo diasporë, ka pasur lojtarë që kanë luajtur për të dyjat ku lojtarët si Milaim Rama, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Andi Zeqiri.

Ndërsa ka dhe nga ata që kanë refuzuar “helvetikët”, si Leon Avdullahu, Albian Hajdari, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Benjamin Kololli, Kreshnik Hajrizi, Amir Saipi dhe Aro Muriq.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Zvicër, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë në orën 20:45.

“Asnjë vëllazërore me Kosovën”/ Trajneri i Zvicrës kërkon të shmangë surprizat: Këtu luajmë për kreun e grupit

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, deklaroi para mediave se dueli ndaj Kosovës nuk duhet parë si një ndeshje “mes miqsh”, por si një përballje vendimtare për kreun e grupit.

Helvetët duhet të shmangin humbjen me rezultat të thellë për të ruajtur vendin e parë që i çon direkt në Botëror, dhe Yakin shprehet i bindur se skuadra e tij është gati për sfidën.

“Spekulimet nuk vlejnë. Gjithçka vendoset në fushë. Të dyja ekipet kanë bërë një fushatë shumë të mirë. Nuk do të mendojmë vetëm për mbrojtje. Kundërshtari do të provojë gjithçka, por mendoj se jemi mjaftueshëm të fortë dhe e kemi merituar këtë pozicion. Ekipi im njeh vetëm një drejtim”, tha Jakin.

Ai theksoi se Zvicra do të fokusohet te loja e saj dhe jo te skenarët e pafavorshëm: “Çdo gjë është e mundur në futboll, por gjithçka është në duart tona. Dua fokus, dua të luajmë futbollin tonë. Nëse e bëjmë këtë, rezultati i mirë do të vijë.”

Yakin u ndal edhe te marrëdhënia me kapitenin Granit Xhaka, duke kujtuar episodet e dy viteve më parë: “Gjithçka u ekzagjerua. Ne e kaluam atë moment së bashku. Graniti është lider i vërtetë.”

Trajneri konfirmoi se pas ndeshjes së fortë me Suedinë, skuadra është fizikisht në gjendje të mirë dhe se nuk pret ndryshime të mëdha në formacion: “Kosova luan me një sistem tjetër, por nuk duhet të përshtatemi shumë. Ata duhet të adaptohen me ne. Kam një stol të fortë dhe jemi në pozicion të mirë.”

Yakin u shpreh i prerë se emocionet e veçanta të kësaj përballjeje janë lënë pas: “Nesër nuk ka ndeshje vëllazërore. Është thjesht: Gati, nisi lojën. Ata janë të rëndësishëm në nisje dhe kanë treguar se mund të godasin shpejt. Por ne synojmë të dominojmë dhe të shënojmë.”

Ai komentoi edhe formën e disa lojtarëve: “Nuk e prisja kthimin e Xhakës në Premier League, por ai po shkëlqen me Sunderlandin. Po ashtu, Shaqiri ka statistika të jashtëzakonshme, por kemi shumë konkurrencë në atë rol.”

Trajneri rikujtoi edhe ndeshjen e kaluar kundër Kosovës, ku Zvicra shënoi katër gola, por pranoi se kundërshtari ka ndryshuar ndjeshëm: “Ata janë të dytët në grup dhe luajnë pa presion. Por ne duam të shënojmë dhe të imponojmë lojën tonë.”

Jakin e mbylli me besim: “Ekipi im dëshiron gola dhe dominim. Jemi gati për sfidën.”

Huliganët në Mal të Zi sulmuan tifozët kroatë, u bllokuan rrugën dhe shkatërruan automjete me shufra hekuri

Tifozët kroatë që po shkonin mbrëmë në Mal të Zi, kundër të cilëve skuadra e tyre kombëtare e futbollit do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës sonte, u sulmuan në rrugën Cetinje-Budva.

Tifozët i raportuan policisë së Cetinjes se një grup i panjohur ua bllokoi rrugën në rrugën kryesore, në një vend që nuk mundën ta identifikonin me saktësi, pas së cilës dritaret dhe pasqyrat e automjeteve të tyre u thyen me shufra, shkruan portali malazez Vijesti.me.

Xhami anësor i një furgoni me targa të Splitit u thye. Pas sulmit, tifozët kroatë “shkelën gazin” dhe i shpëtuan sulmuesve, dhe e raportuan sulmin në një patrullë policie në hyrje të Cetinjes.

Drejtoria e Policisë tha jozyrtarisht se po punonin për të sqaruar rastin dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët në incident.

Gjatë asaj kohe, tifozët nga Kroacia folën edhe për Radio Cetinjen, ku thanë se po vazhdonin udhëtimin e tyre për në Podgoricë, ku luhet ndeshja sonte. Ata besojnë se ky sulm është një rast i izoluar.

“Ne nuk i dënojmë malazezët si popull, ata na sulmuan me kapuçë në kokë. Incidente të tilla ndodhin edhe këtu”, tha shkurt bashkëbiseduesi i Radio Cetinjes, duke shtuar se ata e duan dhe e respektojnë Malin e Zi dhe se po vazhdojnë të shkojnë në Podgoricë për të parë ndeshjen dhe për të brohoritur ekipin e tyre.

Tifozët nga Kroacia u larguan nga Cetinja pas orës 23:00, nën shoqërimin e policisë, dhe autoritetet lokale u ofruan dhe u dhanë atyre të gjithë ndihmën e mundshme.

Rastësisht, ndeshja e sonte, e cila fillon në orën 20:45, nuk ka asnjë rëndësi për sa i përket rezultateve, pasi Kroacia siguroi vendin e parë me 19 pikë, dhe Mali i Zi është në vendin e katërt me vetëm nëntë pikë dhe nuk mund të arrijë as në play-off.

“I lumtur me lojtarët”, trajneri Sylvinho: Luajtëm mirë ndaj një kundërshtari të fortë

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje 0:2 ndaj Anglisë, në kualifikim për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Sylvinho në Supersport tregoi se skuadra e tij pati paraqitje pozitive dhe ishte tejet i lumtur me lojtarët,

Ai poashtu foli edhe për play-offin, por nuk parashikon asnjë kundërshtar.

“Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët. Bëmë një lojë të mirë ndaj një kundërshtari që synon të arrijë të paktën gjysmëfinalet e një Botërori. Skuadra ka ndryshuar, është rritur, është bërë një punë e madhe nga stafi, ekipi, nga të gjithë. Anglia nuk të lejon të reagosh. Pas pësimit të një goli mund të pësosh më shumë të tjerë, është aftësia e tyre dhe e kanë pësuar edhe skuadra të tjera. Playoff-i? Nuk mendojmë dot, pa njohur më parë kundërshtarin. Deri atëherë shpresojmë t’i kemi të gjithë lojtarët në gjendje dhe në formë.

“Broja, zgjidhje apo problem nga dëmtimet? Lojtarët nuk mund të jenë asnjëherë problem. Për dëmtimin e Brojës nuk kam ende informacion, duhet të flas me lojtarin dhe mjekun

”Dardanët” rikthehen në Kosovë dhe nisin përgatitjet për Zvicrën

”Dardanët” janë rikthyer në vendlindje dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, ndaj Zvicrës,

Pas fitores me 2 me 0 ndaj Sllovenisë,Nën udhëheqjen e Franco Fodas, futbollistët kosovar sot kanë mbajtur stervitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali.

Atmosfera në grup duket e mrekullushme ku vërehet energjia pozitive, ku nuk mungoi buzëqeshja dhe motivimi për sukses.

Kujtojmë që me fitoren ndaj Sllovenisë, Kosova siguroi play-offin e Kupës së Botës, derisa të marten në stadiumin ”Fadil Vokrri” do të luajnë kundër Zvicrës.

Një fitore me gjashtë golla diferencë, do ti mundësonte ”Dardanëve” të kualifikohen dirket në Kampionatin Botëror