Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Fati i Kosovës dhe Shqipërisë në duart e Materazzit, sot mësojmë kundërshtarët e play-offit

Kombëtarja e Kosovës sot mëson kundërshtarin e play-offit, për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

Nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, do të mësohen çiftet e gjysmëfinaleve dhe të finaleve në play-off,.

Përveç Kosovës, në këtë short bën pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Legjenda Marco Materazzi me dyshen, Chrstian Karembeu dhe Martin Dahlin – do jenë asistent të hedhjes së shortit.

Kujtojmë që kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, janë: Sllovakia, Çekia, Polonia dhe Uellsi

Vazhdon suksesi i Kosovës, ngritet më lartë në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të shkruaj histori.

”Dardanët” e mbyllen ciklin kualifikues për Kupën e Botës në vendin e dytë, me 11 pikë të grumbulluara, duke siguaruar play-offin, .

Por me këtë sukses, Kosova është ngritur përsëri në në ranglistën e FIFA-s.

Sipas renditjes së fundit, Kosova është ngritur për katër pozita, dha tashmë renditet në vendin e 80-të në botë, apo pozita më e lartë deri më tani në histori.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë, pas humbjes me Anglinë, ka humbur dy vende në ranglisten e UEFA-së, ku nga pozita e 61-të, tashmë renditet në vendin e 63-të

Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë në basketball

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton me krenari se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist.

Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë

Mbyllja e kualifikuesve për Botërorin 2026, një shqiptar në formacionin e sezonit

Mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria dhe Kosova për herë të parë siguruan biletën e tyre për në fazën “Play-Off” të këtij turne.

Të dyja skuadrat shkruan kështu emrin e tyre me “germa” të arta në historinë e futbollit dhe padiksutim që ky sukes nuk ka kaluar pa u vënë re nga “Soffascore”.

Mario Mitaj është një nga futbollistët që është vlerësuar nga “Soffascore” për paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare. Talenti i kuqezinjve është zgjedhur në formacionin më të mirë në këto kualifikuese, duke u vënë përkrah yjeve europianë si Kevin de Bruyne dhe Kylian Mbappe.

Madje mbrojtësi është vlerësuar me notën 7.62. Siç dihet Mitaj është një element kyç për formacionin e Sylvinhos, i cili në krahun e tij ua bën “malore” të gjithë kundërshtarëve, duke qenë i pakalueshëm.

Përfundon ndeshja, Kosovë – Zvicër 1 me 1

Perfundon ndeshja

Atmosferë po në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shi po, gola po dhe ndahen në barazim (1:1) kombëtarja e Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të xhiros së fundit (xhiro e 6-të) të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Zvicra feston kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Kosova feston barazimin dhe kalimin në play-off, ku do të kërkojë kualifikimin në muajin mars për Kampionatin Botëror.

Kapiteni Granit Xhaka si zakonisht titullar e Andi Zeqiiri futet në minutën e 69-të.

Kosova – Zvicra 1:1

Stadiumi “Fadil Vokrri:” në Prisbtinë.
Gjyqtar: D. Massa (Italia).
Shikues: 10.000.

Shënues: Musliu (74′) – Vargas (47′).
Kartona të verdhë: Am. Rrahman, Rexhbeçaj.

Kosova: Muriç, Aliti, Am. Rrahmani (I. Krasniqi 72′), Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha (Zabërgja 62′), Rexhbeçaj, Muslija (Berisha 86′), Asllani (Zhegrova 63′) dhe Muriqi (Al. Rrahmani 86′).

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanj, Elvedi, Widmer (Schmidt 75′), Sow (Fassnacht 89′), Aebischer, Xhaka (Sohm 75′), Manzambi, Embolo (Zeqiri 69′) e Vargas (Rieder 69′).

Në minutën e 6-të, portieri Arijanet Muriç shpëtoi portën! Aebischer doli i vetëm, por goditja e tij ndalet në trupin e portierit tonë.

Në minutën e 37-të, Vedat Muriqi për bukuri asistoi deri të Veldin Hoxha, goditja e këtij të fundit nga rreth 16 metra u prit pa vështirësi nga portieri Kobel.

Pjesa e dytë filloi keq për Kosovën.

Në minutën e 47-të, Sow asistoi deri të Vargas i harruar nga mbrojtja jonë, del i vetmuar dhe me goditje të fortë e në mes të këmbëve të portierit Muriç kaloi në epërsi Zvicrën, 0:1.

Pas 8 minutave (55)’ Manzambi mashtroi një lojtar të Kosovës, goditja e tij nga 3-4 metra u ndal në këmbë e portierit tonë.

Në minutëb e 74-të Florent Muslija me vetëmohim të pashoq nga rreth 18 metra ka dërguar një projektil, ku portieri Kobel as që kishte gjasa të prekte topin i cili futet në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Ndeshje e luftuar deri në fund, barazimi është epilogu real.

Zvicra përfundon në vend të parë me 14 pikë, pasojnë Kosova me 11, Sllovenia 4 dhe Suedia 2 pikë

Kosovë-Zvicër, Dardanët duan t’i mbyllin kualifikimet pozitivisht

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupeve, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët do t’i presin Helvetikët në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen ku vetëm fitorja me diferencë prej gjashtë golave do të na kualifikojë nga pozita e parë, në të kundërt mbesim në “play-off” nga vendi i dytë.