Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Franco Foda flet për suksesin e Kosovës në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet

Panelistë të shumtë nga sporti vendor dhe ndërkombëtar e kanë madhështuar Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet.

Kjo konferencë është organizuar sot nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Konferenca u fokusua në temën: “Sporti dhe edukimi fizik në epokën e ndryshimeve globale: Sfidat dhe perspektivat”.

Në panel ishte pjesë edhe Franco Foda, i cili foli suksesin e deritashëm të Kombëtares së Kosovës në futboll, të ardhmen në rrugëtimin drejt kualifikimit historik përnë Kupën e Botës 2026.

Ai ishte në panel së bashku me prodekanin, Malsor Gjonbalaj, njëherit trajner i futbollit.

Presidenti i Torinos i lumtur me paraqitjet e Asllanit: Ai duhet të vazhdoj kështu!

Kristjan Asllani po bën mjaft mirë te Torino në këtë sezon. Mesfushori shqiptar është kthyer në një element të rëndësishëm për torinezët, të cilët e morën në huazim nga Interi në merkaton e verës.

Në lidhje me të ardhmen e shqiptarit te italianët, ka folur presidenti i Torinos, Urbano Cairo. Ky i fundit ka theksuar se Asllani është një lojtar shumë i mirë, por për të vendosur për blerjen e tij përfundimtare vendos trajneri, duke i lënë kështu gjithë “peshën” timonierit t ekipit për të vendosur për të ardhmen e liderit të Kombëtares shqiptare.

“Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit, madje shënoi. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri.

Opsion blerjeje? Nuk jemi as në mes të sezonit. Le ta shohim të luajë. Ai duhet të vazhdojë të performojë për të na bindur ta mbajmë përgjithmon”, ka deklaruar presidenti i Torinos.

Siç dihet torinezët paguan te Interi 1.5 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa ka kluazolën e blerjes 12 milionë euro në fund të këtij sezoni

Legjenda italiane, Bonomi komenton shortin: Kosova ka lojtarë cilësorë, është kundërshtar i fortë…!

Kombëtarja e Kosovës dje në Zyrih mësoi shortin për play-offin e Kupës së Botës 2026 dhe si kundërshtar të gjysmëfinales do ta ketë Sllovakinë.

Simone Bonomi, një ish-lojtari i shumë skuadrave italiane – tani është asistent te Sllovakia foli për shortin,.
Ai e cilëson Kosovën si kundërshtar të fortë – me yje si: Rrahmani, Muriqi dhe Vojvoda.

“Kosova padyshim është një kundërshtar i pakëndshëm. Ata mposhtën dy herë Suedinë në kualifikuese, fituan edhe kundër Sllovenisë.

“Ata kanë lojtarë shumë të mirë, si Rrahmani, Muriqi dhe Vojvoda. Për herë të parë duan kualifikimin në Kupën e Botës, gjë që do u japë lojtarëve të tyre më shumë entuziazëm.

“Fakti që ne luajmë në shtëpi mund të jetë një avantazh”, u shpreh Bonomi

Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet gjatë muajt mars të vitit 2026

Ismet Munishi rikthehet te Ballkani, zyrtarizimi javën e ardhshme

Ismet Munishi do të rikthehet si trajner i Ballkanit.

Behet e ditur se tre herë kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje me Munishin.

Prezantimi i tij do të bëhet javën e ardhshme.

Munishi do të jetë pasardhës i Orges Shehut, i cili dje u lirua nga detyra.

Kjo do të jetë hera e dytë që Ismet Munishi do ta drejtoj Ballkanin, pasi nga korriku i vitit 2019 deri në dhjetor të vitit 2020 ishte pjesë e portokallëzinjëve

Play-offi për Kupën e Botës, Kosova do të luajë ndaj një kundërshtari të fortë

Sot në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti për play-offin që çon në Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndaj Sllovakisë,

Në rast se fiton, luan me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, në shtëpinë e “Fadil Vokrrit”.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale pritet të zhvillohen nga data 26 mars dhe më 31 mars.

Kujtojmë që Kosova e mbylli fazën kualifikuese në pozitën e dytë, ku kishte kundërshtarë, si: Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.

Kupa e Botës 2026 mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë

Shqipëria mëson kundërshtarin e play-offit, luan ndaj Polonisë

Sot në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti për play-offin që çon në Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë si mysafire ndaj Polonisë,

Në rast se fiton, luan finalen me fituesin e ndeshjes Ukraina – Suedia”.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale pritet të zhvillohen nga data 26 mars dhe më 31 mars.

Kujtojmë që Shqipëria e kishte mbyllur në pozitën e dytë, fazën kualifikuese – ku kishte kundërshtarë, si: Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Kupa e Botës 2026 mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksik