Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Pas Laurinë Gashit edhe Enise Zijade fiton medaljen e argjendtë

Një çikë tjetër nga Kosova u bë sot e argjendtë sot në Podgoricë.

Xhudistja Enise Zijade, ka mposhtuar në xhiron e dytë me 2 Wazaari, Dora Pallai nga Italia.

Në çerekfinale ajo po ashtu mposhti me tri denime për Ippon serben, Andjela Simic, për të trimfuar edhe në gjysmëfinale ndaj italianes India Serafini.

Por në ndeshjen për medaljen e argjendtë ajo humbi me Ippon nga Giulia Sorelli po nga Italia.

…………….

Xhudistet tona po na zbardhin fytyrën në skenën ndërkombtare.

Laurinë Gashi dhe Sidorela Dodaj kanë fituar medaljen e argjendtë dhe të bronztë në “Podgorica Junior European Cup 2025”.

Ajo arriti finalen e madhe, por që u mposht nga izraelitja Libi Becker përmes wazaarit.

Në rrugëtimin e saj ajo e mposhti me Ippon, Tetiana Kyryliuk nga Polonia si dhe Valentina Zivkovicin nga Kroacia, në gjysmëfinale.

Ndërsa garuesja Sidorela Dodaj në çerekfinale humbi me Ippon nga Marina Azinou nga Qipro, por që vazhdoi tutje në repasazh ku u ndesh me Maria Skomersic nga Kroacia dhe e mposhti me Wazaari. Sidorela u ndesh prap në xhiron tjeter në repasazh dhe mposhti me Ippon, Shira Gev nga Izraeli. Në luftën për të bronztën Sidorela mposhti me Ippon, India Serafini nga Italia.

Dukagjini merr tre pikë ndaj Drenicës, Gjilani e Ferizaji ndahen në ”paqe”

Dukagjini ka marr tre pikë të rëndësishme në javën e 14-të të Suerligës.

Skuadra nga Klina arriti fitore në shtëpi ndaj Drenicës, me rezultat 3-0, .
Iljasa Zulfiu shënoi dy gola në këtë përballje dhe një tjetër Dardan Morina.

Me këtë fitore Dukagjini shkon në kuotën e 23 pikëve, dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, derisa Drenica ndodhet në vendin e shtatë, me 18 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante u zhvillua në qytetin e Gjilanit, ku Gjilani dhe Ferizaji u ndan në ”paqe”, pasi rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2.

Pas javës së 14-të,Gjilani renditet në vendin e tetë në tabelë me 16 pikë, një më shumë se Ferizaji

Llapi mposht thellë Ballkanin

Ka përfunduar superndeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Është Llapi, ajo e cila mposhti vendin e dytë Ballkani me rezultatin 2-4 në Suharekë.

Golat për llapjanët i realizoi Sadriu, Gnapi dhe Hyseni (2 gola), ndërsa për vendasit shënoi Serebe (2 gola).

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e 5-të me 20 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e 2-të me 23 pikë

Granit Xhaka, mesfushori më i vlerësuar në Premierligë

Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sunderlandit, Granit Xhaka po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Premierligë.

33-vjeçari është lojtari kyç i Sunderlandit, në një sezon të madh të klubit në rikthimin e tij në Premierligë.

Por jo vetëm tek ekipi i tij, Xhaka është mesfushori më i vlerësuar në tërë ligën.

”WhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke lënë mbrapa emra si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes e Dominik Szoboszlai.

Këtë sezon, Xhaka ka një gol e tri asistime në Premierligë.

Mesfushori i Zvicrës kaloi te Sunderlandi gjatë verës nga Leverkuseni për shumën e 15 milionë eurove.

Superliga e Basketbollit sot vjen me dy ndeshje të javës së shtatë

Fundjava sjell ndeshje interesante të ProCredit Superligës, ku zhvillohet java e shtatë, që shënon fundin e rrethit të parë të garave të elitës.

Java e shtatë do të hapet me duelin interesant ndërmjet Rahoveci 029 dhe Golden Eagle Ylli.

‘Vreshtarët’ kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa therandasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin me një fitore e pesë humbje.

Duel interesant pritet ndërmjet GO+ Peja dhe Vëllaznimit.

Verdhezinjtë e kanë nisur mirë këtë edicion, me pesë fitore e një humbje, ndërsa kuqezinjtë me një fitore e pesë humbje, duke bërë që takimi të jetë shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat