Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Gjyqtarja kosovare ndau drejtësinë në Kupën e Botës në futsall

Florentina Kallaba ka bërë sot paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës në futsall për femra, që po zhvillohet në Filipine, duke u bërë kështu gjyqtarja e parë nga Kosova që ndan drejtësinë në një ngjarje të këtij niveli.

Në ndeshjen Panama – Iran (2:6), Kallaba ishte gjyqtare kryesore, ku bëri një performancë të shkëlqyer dhe përfaqësoi denjësisht vendin tonë në këtë garë prestigjioze.

Pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës është një sukses i madh për sektorin e gjyqtarëve, por edhe për FFK-në, e njëherësh edhe një motivim i fuqishëm për të gjitha vajzat dhe gratë që synojnë të ndërtojnë karrierë në futsall dhe futboll.

Mësohet shorti i Kupës së Kosovës, ndeshje tejet interesante

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës.

Ndeshje tejet interesante do të zhvillohen në raundin e parë,

Të gjitha ndeshjet janë këto:

Dukagjini – Ramiz Sadiku

2 Korriku – Dinamo

Ballkani – Rilindja 1987

Flamurtari – Vushtrria

Drenica – Prizreni

KEK-u – Vellaznimi

Prishtina e Re – Lepenci

Kika – Trepça ‘89

Liria – Suhareka

Istogu 03 – Feronikeli ‘74

Top Football – Prishtina

Gjilani – Istogu

Besa – Drita

Llapi – Vjosa

Trepça – Malisheva

Ferizaj – Tefik Çanga

Spalletti tregon pse nuk po i jep më shumë minuta Zhegrovës

Skuadra e Juventusit mbrëmë shënoi një fitore të vështirë 2:3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve.

Futbollsiti kosovar, Edon Zhegrova luajti pak minuta. Ai u fut në lojë në minutën e 83’të, shkruan Indeksonline

Luciano Spalletti pas ndeshjes, tregoi në njëfar mënyre pse nuk po luan me lojtarin nga Kosova.

“Kemi shumë lojtar që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri.

“Duhet të luajmë futbolll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes

Kujtojmë që kjo ishte fitorja e parë e shijuar nga lojtari kosovar me fanellën e “Zonjës së Vjetër

Dardanët fillojnë stërvitjet për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029

Kosova të hënën mbrëma ka mbajtur stërvitjen e parë në përgatitjet intensive për para kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Dardanët kanë mbajtur stërvitjen në Palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku do t’i mbajnë të gjitha stërvitjet. Përgatitjet do të vazhdojnë deri të premten mbrëma dhe më pas do të zhvendosen në Shkodër.

Sfida Shqipëri-Kosovë zhvillohet në Shkodër, më 30 nëntor, nga ora 18:00

Largimi i trajnerit Sharin nga Vëllaznimi, flasin nga klubi gjakovar

Trajneri kroat, Jerenimo Sharin është shkarkuar nga Vëllaznimi.

Për IndeksOnline ka folur drejtori sportiv i klubit gjakovar, Ideal Bakija ku tregoi edhe arsyen e largimit të trajnerit kroat.

“Arsyeja ka qenë rezultatet e dobëta”, deklaroi Bakija.

Ndërsa kur është pyetur nëse synojnë ndonjë trajner vendor apo të huaj, Bakija deklaroi se si klub ende nuk kanë vendosur.

“A do të jetë vendor apo i huaj, ende nuk kemi ndonjë vendim”, shtoi Bakija.

Sharin, në ecurinë e tij te Vëllaznimi ka arritur të fitojë një trofe, atë të Ligës Unike vitin e kaluar

Prishtina e shkarkon Arsim Thaçin, ani pse është lidere në tabelë

FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

Ky vendim është i befasishëm ngase Prishtina vazhdon të jetë lidere në Superligë.

“E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen” thuhet në njoftim.

Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë