Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Nuk ka minuta për Zhegrovën, “Zonja e Vjetër” fiton ndaj Cagliarit

Skuadra e Juventusit ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Cagliarit me rezultatin 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënoi sulmuesi turk, Kenan Yildiz.

Të vetmin për mysafirët e shënoi sulmusi Esposito.

Në këtë ndeshje, s’pati minuta për Edon Zhegrovën. Lojtari kosovar ishte në stol, por Spalletti nuk i dha minuta.

Me fitore, Juventusi shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 7-të.

Kenan Yıldız with a brace !!!

Juventus 2-1 Cagliari

What a baller🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥 pic.twitter.com/KiUgY8FwxX

— 𝕰𝖟𝖟𝖞 ♻️ (@CohdexE) November 29, 2025

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Milo Rashica po kalon një sezon jo të mirë me skuadrën e Besiktashit.

Sipas mediave turke, anësori kosovar pritet të largohet nga ”Shqiponjat” gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan IndeksOnline.

Forma e dobët këtë sezon dhe lëndimet që ka pasur janë ndër shkaktarët kryesor që Besiktash po e mendon largimin e Rashicës.

Për 29-të vjeçarin ka disa skuadra të interesuara, por e ardhmja e tij do të mësohet në muajt në vazhdim.

Gjatë verës interesim për futbollistin kosovar ka shfaqur skuadra gjermane, Borusia Monchengladbach e po ashtu edhe skuadrat portugeze, Benfica dhe Porto.

Rashica po kalon sezonin e tretë me Besiktashin, derisa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027

Xhaka e Shaqiri të nominuar për çmimet e më të mirëve në Zvicër

Në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë më 12 janar të 2026-ës do të shpallen futbollistët më të mirë për vitin 2025 në Zvicër.

Dy yjet e Zvicrës, me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë të nominuar për të fituar çmime të tjera dhe me shumë gjasë kandidatët kryesorë në kategoritë përkatëse – me ominimet që janë publikuar të premten.

Xhaka është i nominuar në njërën prej kategorive kryesore, atë për futbollistin më të mirë të Zvicrës.

Në konkurrencë me kapitenin e kombëtares së Zvicrës dhe Sunderlandit, janë Manuel Akanji dhe Dan Ndoye.

Xhaka e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë te kombëtarja e Zvicrës në tri edicionet e kaluara.

Çmimin e vitit të kaluar e fitoi pas sukseseve që pati me Bayer Leverkusenin, skuadër me të cilën e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Xherdan Shaqiri është konkurrenti kryesor në kategorinë e futbollistit më të mirë të Superligës së Zvicrës.

Këtë vit Shaqiri pati shumë suksese me Baselin, duke fituar titullin dhe Kupën e Zvicrës dhe duke realizuar e asistuar një numër të madh të golave.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet nga Federata e Futbollit e Zvicrës dhe Liga e Futbollit të Zvicrës.

Të nominuarit janë zgjedhur nga paneli i ekspertëve ku përfshihen trajnerët e klubeve, drejtorët sportivë dhe kapitenët, si dhe përzgjedhësit e kombëtareve të Zvicrës.

Rezultati final do të përcaktohet nga një e treta e votave të jurisë së ekspertëve, përfaqësuesve të zgjedhur të mediave dhe tifozëve.

Drita në mesin e tetë skuadrave më të mira të Conference League, rezultatet e sotme dhe tabela

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të fazës së Ligës, në Conference League.

Kampioni i Kosovës, Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi e mposhti me rezultat 1-0 skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkëndijën e Tetovës, .

”Intelektualët” nuk kanë asnië humbje deri më tani, derisa aktualisht janë në mesin e tetë skuadrave më të mira në tabelë.

Samsunspor dhe Strasbourg kryesojnë tabelën me nga 10 pikë, një më shumë se Celje, Shakhtar Donetsk e Mainz, derisa Drita ka 8 pikë

Ndërkohë Rapid Viena është skuadra e vetme e cila nuk ka asnjë pikë edhe pas katër ndeshjëv

Ndeshje e rëndësishme për Dritën në “Fadil Vokrri”, e pret Shkëndijën e Tetovës

Skuadra e Dritës sonte luan ndeshjen e raundit të katërt në UEFA Conference League.

Kampioni i Superligës së Kosovës, sonte në “Fadil Vokrri” e pret Shkëndijën e Tetovës,.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe të dy skuadrat kanë nevojë për tri pikët e plota.

Dy skuadrat shqiptare janë në zonën e play-offit. Drita me 5 pikë, kurse Shkëndija me 4 pikë.