Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Hendboll, Kosova renditet e treta në IHF Trophy për zonën evropiane

Kombëtarja e Kosovës për moshat deri 17 vjeçare në hendboll ka zënë vendin e tretë në IHF Trophy për zonën evropiane.

I organizuar në Prishtinë, IHF Trophy për zonën evropiane është një garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Pjesë e rëndësishme e kësaj kombëtareje ishin edhe katër hendbollistet istogase, të cilat po japin një kontribut të çmuar për ekipin tonë kombëtar.

Postimi i plotë:

Të dielën, në Prishtinë, ka përfunduar IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet.

Pas një gare interesante, Kombëtarja e Kosovës e përfundoi garën në vendin e tretë.

IHF Trophy për zonën evropiane është një garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Pjesë e rëndësishme e kësaj kombëtareje ishin edhe katër hendbollistet istogase, të cilat po japin një kontribut të çmuar për ekipin tonë kombëtar:

Elsa Shala, kapitenja e kombëtares, Rita Hasanaj, si dhe Rina dhe Artenisa Bytyqi.

Kombëtaren e të rejave të Kosovës e udhëhoqi trajneri Faruk Shala.

Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 përmes një postimi në Facebook, duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi. Ai thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik: “Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoi në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore dhe kjo e vendosi në krye të ranglistës botërore”.

Laura Fazliu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi. Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e rinj: “Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbës për kadet, që që nga garat e para në kupat evropiane arritën medalje e suksese premtuese”.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Kosova mposht Shqipërinë në ndeshjen parakualifikuese për FIBA EuroBasket

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë me rezultatin 99:84.

Në Shkodër, “Dardanët” u treguan më të fortë dhe arritën fitore ndaj “Kuqezinjëve”, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikim për FIBA EuroBasket 2029.

Basketbollisti më i mirë në këtë takim ishte Dardan Berisha, me 35 pikë, tre kërcime dhe gjashtë asistime.

Te Shqipëria më i miri ishte basketbollisti, Juljan Hamati – me 19 pikë, 10 kërcime dhe një asist.

Dukagjini merr tre pikë në fund ndaj Llapit, Ferizaji mposhtet nga Malisheva

Dukagjini ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligë.

Skuadra nga Klina u kthye me tre pikë nga udhëtimi në Podujevë, pasi e mposhti Llapin me rezultat 1-0.

Dardan Morina shënoi golin e fitores, në minutën e 89-të.

Me këtë fitore Dukagjini shkon në kuotën e 26-të pikë, duke ndarë kreun e tabelës bashkë me Ballkanin e Prishtinën, ndërsa Llapi renditet në vendin e gjashtë, me 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër të Superligës, Malisheva shënoi fitore 2-0 si mysafire e Ferizajit.

Etnik Brruti dhe Nyavedji ishin golashenues për skuadrën e Malishevës.

Malisheva me këtë fitore shkon në 22 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, derisa Ferizaji me 15 pikë, mbetet në vendin e nëntë

Mirslav Karoglan sjell energji të re te Ballkani, fiton derbin ndaj Dritës

Ballkani ka shënuar një nga fitoret më të mëdha të këtij sezoni.

Nën udhëheqjen e trajnerit të ri, boshnakut Mirsla Karoglan, Ballkani ka fituar derbin ndaj Dritës, duke e mposhtur në Gjilan, me rezultat 3-2, shkruan .
Spektakli filloi në minutën e 12-të, kur Bleart Tolaj me një supergol i dha epërsinë skuadrës nga Suhareka.

Kriatal Abazaj barazoi shifrat në minutën e 23-të.

Ballkani riktheu epërsinë, duke shënuar dy gola të shpejtë, brenda dy minutave.

Giovanni në minutën e 32-të dhe Hamidi në të 34-tin minut u shtuan në listën e golashenuesve.

Në pjesën e dytë, Abazaj shënoi edhe një gol tjetër, por nuk mjaftoi që ”Intelektualët” të shmangin humbjen.

Me këtë fitore Ballkani merr kreun e tabelës, me 26 pikë, aq sa ka edhe prishtina, derisa Drita renditet në vendin e katërt, me 23 pikë.

Policia ka arrestuar pesë persona në fshatin Berberisht të Leposaviqit për posedim të armëve të gjuetisë pa leje. Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë armë, përfshirë pesë pushkë gjuetie dhe një pushkë karabinë, si dhe 86 fishekë të llojeve të ndryshme, katër rrethatore për fishekë dhe dokumente të armëve. Sipas Policisë, personat janë shoqëruar në Stacionin Policor të Leposaviqit, ku janë intervistuar në praninë e avokatëve, dhe më pas janë liruar sipas procedurës. Armët janë sekuestruar, ndërsa rasti është referuar Prokurorisë së Shtetit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Policia apelon tek qytetarët që të mos dalin në gjueti pa leje të vlefshme dhe të respektojnë ligjin në çdo rast.

Futbollisti me preardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka folur për mundësinë që ka Përfaqësuesja e Kosovës për tu kualifikuar në Kupën e Botës.

Ai tha se ko të ishte një histori e jashtëzakonshme, por duke parë progresin që ka pasur Kosova në vitet e fundit, kjo tashmë duket edhe reale, shkruan IndeksOnline.

“Kosova në Botëror? Do të ishte një histori e jashtëzakonshme. Do të ishte turneu i tyre i parë. Fakti që kanë ende mundësi tregon se çfarë progresi kanë bërë. Mund të shihni se gjithnjë e më shumë lojtarë po duan të luajnë për Kosovën, prandaj po përmirësohen dhe po ia dalin. Tani janë skuadër me lojtarë në liga të forta.”, ka deklaruar Shqaqiri një interviste për “watson”.

Kujtojmë që Kosova tashmë ka siguruar play-offin e Kupës së Botës, ku në muajin mars do të ketë dy ndeshje vendimtare, në fillim do të përballet me Sllovakinë, derisa nese e kalon atë, do të luaj me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.