Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Granit Xhaka pas barazimit ndaj Liverpoolit: Mentalitet, karakter… e dua këtë skuadër!

Skuadra e Sunderlandit mbrëmë mori një pikë të “artë” ndaj Liverpoolit në “Anfield”, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.

Granit Xhaka, në rrjetet sociale ka publikuar disa foto me një mbishkrim: “Mentalitet, karakter. Një pikë e madhe. I lumtur me këtë skuadër…”.

Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe i shpëtoi një kartoni të verdhë, që do ta linte atë jashtë fushave për një ndeshje (ndaj Manchester Cityt),

“Macet e Zeza” pas barazimit 1:1 ndaj “The Reds”, shkojnë në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 6-të

Ndeshja me Anglinë, Shqipëria gjobitet nga UEFA-ja

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se Komisioni disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë.

Edhe pse kjo gjobë është më e vogël në krahasim me sanksionet e rënda të disa ndeshjeve të mëparshme, ajo mbetet një penalizim për Federatën, për tifozët, për lojtarët dhe për gjithçka që përfaqëson futbolli ynë. Objektivi ynë është i qartë: stadiume pa asnjë shkelje apo incident, një standard i domosdoshëm për të shmangur dënimet dhe për të qenë mes tifozerive më të respektuara.

Sjellja korrekte në stadiume duhet të jetë e pandryshueshme si në ndeshjet brenda vendit ashtu edhe jashtë. Çdo episod i izoluar cenon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.

Përkushtimi i tifozëve tanë në ndeshjet e fundit është shfaqur qartë. Mbështetja, energjia pozitive dhe atmosfera në “Air Albania” kanë reflektuar një sjellje më të matur dhe në përputhje me standardet europiane të fair play. Publiku ka treguar një rritje të dukshme në disiplinë, ndërsa episodet problematike janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme.

Megjithëse situata është përmirësuar, renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres. Ndeshjet e fundit kanë treguar se tifozeria shqiptare zotëron pjekurinë dhe nivelin e kërkuar për të krijuar një atmosferë të rregullt dhe moderne. Këto sjellje pasqyrojnë qartë se publiku ynë meriton një pozicion më të lartë, duke reflektuar një potencial real, të dukshëm dhe të padiskutueshëm.

FSHF-ja beson se tifozeria shqiptare ka mundësi të renditet shumë më lart, në një nivel që i përshtatet vlerave dhe mbështetjes që i jep ekipit. Çdo ndeshje është një mundësi për të shprehur jo vetëm pasionin, por edhe përgjegjësinë që nderon lojtarët dhe vendin. Me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të qëndrueshme, tifozeria kuqezi mund të shndërrohet në shembull të disiplinës dhe kulturës sportive, duke forcuar imazhin e futbollit shqiptar në çdo stadium ku luan Kombëtarja…

Për me vrapu i pari! Ylber Ramadani me statistika interesante në Serie-n A

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është një prej lojtarëve me më së shumti kilometra të bëra në këtë sezon.

Ramadani me Leccenin, është në pozitën e parë si vrapuesi më i mirë në ligë0

151.7 kilometra është shifra që ka vrapuar në këto ndeshje lojtari “kuqezi”.

Ai është lider i vrapit, i ndjekur nga Di Lorenzo (148.4 km), Kalstrom (147.7 km), Atta (147.3 km) dhe Vasquez (142.7 km)

Rashica mund të largohet nga Besiktasi, ky mund të jetë klubi i ri i yllit kosovar

Trabzonspori ka bërë hapa konkretë drejt transferimit të Milot Rashicës, i cili po has vështirësi të gjejë vend te Beşiktaşi.

Trabzoni ka paraqitur një ofertë huazimi për yllin kosovar, e cila përfshin edhe një opsion blerjeje.

Sipas një raporti të “Oxu.Az”, duke cituar “Haber Global”, drejtuesit e Beşiktaşit do ta marrin vendimin e tyre bazuar në paraqitjet e Rashicës gjatë gjithë sezonit.

Klubi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, dhe lëvizjet e mundshme të merkatos do të bëhen më të qarta në varësi të zhvillimeve gjatë sezonit.

Trabzonspor po shqyrton edhe opsione të tjera përveç Rashicës, por kontributet e Ernest Muçit kanë ndikuar pozitivisht në politikën e tyre të transferimeve.

Edhe pse Rashica nuk konsiderohet pjesë e planeve aktuale, Beşiktaşi nuk dëshiron ta shesë atë për një çmim të ulët. Klubi mund ta rishqyrtojë situatën e tij në varësi të nevojave gjatë sezonit.

Rashica më herët në Turqi ka luajtur për Galatasarayn, teksa karrierë ka bërë edhe te Norwich, Werder Bremen e Vitesse.