Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Xhaka flet për shortin e Kupës së Botës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka komentuar shortin e Kupës së Botës 2026.

Helvetikët në fazën e grupeve do të përballen me Kanadanë, Katari dhe njërën nga Kombëtaret të cilat do të kualifikohen nga play-offi, ku bëjnë pjesë Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Sunderlandit duke komentuar shortin, ka thënë se do të jetë një grup me kundershtarë interesantë, ku atmosfera do të jetë e mrekullueshme.

“Një grup vërtet i mirë me kundërshtarë interesantë. Sigurisht, do të jetë diçka e veçantë të luajmë kundër ekipit vendas në Kanada. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme.”, ka deklaruar Granit Xhaka

Hidhet shorti i Kupës së Botës, kjo është ndarja e grupeve

Në Washington të Amerikës, është hedhur shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.

Kampionati Botëror zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, e cila nis më 11 qersho dhe përfundon me 19 korrik të vitit 2026, shkruan IndeksOnline.

Kosova e cila ka mundësinë e kualifikimit, për kundërshtar të mundshëm në fazën e grupeve do të ketë,

Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në fazën e grupeve në rast kualifikimi do të jenë:

Më poshtë të gjitha grupet:

Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda).

Grupi B: Kanada, Katari, Zvicra, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja).

Grupi C: Brazili, Maroko, Skocia, Haiti.

Grupi D: ShBA, Paraguai, Australia, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA).

Grupi E: Gjermania, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Curacao.

Grupi F: Holanda, Japonia, Tunisia, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA).

Grupi G: Belgjika, Irani, Egjipti, Zelanda e Re.

Grupi H: Spanja, Uruguai, Arabia Saudite, Cape Verde.

Grupi I: Franca, Senegali, Norvegjia, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak).

Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania.

Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistani, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos).

Grupi L: Anglia, Kroacia, Panama, Ghana.

Shqipëria mëson kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kupës së Botës

Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kampionatit Botëror 2026, në rast kualifikimi.

“Kuqezinjtë” në muajin mars do të luajnë ndaj Polonisë në play-off, derisa në rast të kalimit tutje, përballet me fituesin e ndeshjes Ukraina – Suedia, .

Nëse Shqipëria fiton edhe ndeshjen e dytë, do të shkruaj historinë, ku për herë të parë do të luaj në një Kampionat Botëror.

Në hedhjen e shortit, në rast kualifikimi, Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit F, bashkë me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë.

Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kupës së Botës

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kampionatit Botëror 2026, në rast kualifikimi.

“Dardanët” në muajin mars do të luajnë ndaj Sllovakisë në play-off, derisa në rast të kalimit tutje, përballet me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Nëse Kosova fiton edhe ndeshjen e dytë, do të shkruaj historinë, ku për herë të parë do të luaj në një Kampionat Botëror.

Në hedhjen e shortit, në rast kualifikimi, Kosova do të jetë pjesë e Grupi D, bashkë me ShBA, Paraguain dhe Australinë.

Skandali i basteve në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahces dhe mbrojtësi i Galatasaray! Luajtën ekipin e tyre në skedina

TURQI – Drejtësia turke nisi një seri të re ndalimesh më 5 dhjetor si pjesë e një hetimi në zgjerim mbi bastet e paligjshme sportive dhe dyshimet për manipulim ndeshjesh në të gjithë sistemin profesional të futbollit të vendit, duke ndaluar dhjetëra futbollistë, drejtues klubesh, arbitra dhe figura të njohura sportive.

Zyra e kryeprokurorit publik në Stamboll tha se operacionet u kryen njëkohësisht në 16 provinca, me 46 të dyshuar të shënjestruar dhe 35 të arrestuar në aksionin e mëngjesit të sotëm.

Midis të ndaluarve ishte ish-arbitri dhe komentatori i shquar televiziv Ahmet Çakar, pasi transaksione të dyshimta financiare u zbuluan pas një shqyrtimi të llogarive të tij bankare.

Të ndaluar ishin lojtarë nga klubet kryesore të Turqisë, kapiteni Mert Hakan Yandas i Fenerbahçes dhe Metehan Baltaci i Galatasaray.

Kapiteni i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandaş

Skandali shpërtheu për herë të parë në tetor, kur presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), İbrahim Hacıosmanoğlu, zbuloi publikisht se 371 gjyqtarë kishin llogari bastesh dhe 152 prej tyre kishin vendosur baste në mënyrë aktive.

Hetimi shpejt u zgjerua për të përfshirë lojtarë, administratorë, komentatorë televizivë dhe të tjerë në këtë sport. Muajin e kaluar më shumë se 100 lojtarë profesionistë, përfshirë 25 nga liga e nivelit të lartë, u pezulluan përkohësisht.

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit lëshoi urdhër-arreste për 46 të dyshuar të premten. Zyra tha të premten në mëngjes se 35 prej tyre ishin ndaluar tashmë, përfshirë kryetarin e Ankaraspor, nënkryetarin e Antalyaspor dhe ish-kryetarin e Adana Demirspor.

Mbrojtësi i Galatasaray, Metehan Baltacı

Ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Cakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk u arrestuan gjithashtu, raportoi agjencia e lajmeve DHA. Në një deklaratë, prokurorët thanë se Baltaci, i cili më parë ka luajtur për ekipet kombëtare të të rinjve, ishte zbuluar se kishte vendosur baste në ndeshjet e ekipit të tij. Yandas dyshohet se i kishte vendosur bastet e tij përmes dikujt tjetër.

Shtatë persona, përfshirë Cakar dhe Kucuk, u arrestuan pasi në llogaritë e tyre bankare u gjetën “transaksione të dyshimta financiare”. Të gjithë të dyshuarit u ndaluan sipas një ligji për të parandaluar çrregullimet në sport, shtoi deklarata.

Ish-gjyqtari Ahmet Çakar gjatë një interviste televizive

Ligji prek manipulimin e garave sportive dhe mbart një dënim prej një deri në tre vjet burgim, i cili mund të rritet nëse vepra penale lidhet me tregjet e basteve, përfshin zyrtarë ose ndikon në ligat profesionale.

Sipas rregulloreve botërore dhe evropiane të futbollit, lojtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të klubeve u ndalohet të vënë baste në ndeshje të çdo niveli. Federata Turke e Futbollit është zotuar ta pastrojë sportin, me presidentin Ibrahim Haciosmanoglu që tha se do ta mbronte atë nga “skandalet, prishja dhe marrëdhëniet e korruptuara”.

Shorti i Kupës së Botës 2026, për herë të parë do të përmendet Kosova dhe Shqipëria

Sot hedhet shorti i Kupës së Botës 2026, e cila për herë të parë do të mbahet në tri shtetet: Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Për herë të parë, në një short të tillë do të përmendet Kosova dhe Shqipëria – pasi dy shtete mike do të luajnë në play-off,.

42 shtete deri tani kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin më madhor të futbollit, kurse gjashtë prej tyre pritet të konfirmohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Shorti hedhet sot nga ora 18:00 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që Kosova luan në play-off ndaj Sllovakisë dhe në rast se fiton, e pret në shtëpi fituesin e ndeshjes Rumani – Turqi.

Kurse Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë dhe ndaj fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë