Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Dy kosovarë në formacionin e javës në Shqipëri

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë zgjedhur 11-shen me lojtarët që spikatën më shumë në javën që lamë pas në Kampionatin Shqiptar.

Në 11-shen më të mirë janë edhe dy kosovarë.

Faton Neziri është pjedë e mesfushës pasi shkëlqeu te Dinamo City.

Arbenit Xhemajli është qendërmbrojtësi i javës pas paraqitjes fantastike që kishte me Egnatian

Arrestohet ish-lojtari i Premierligës

Bëhet fjalë për sulmuesin, Ivan Toney i cili u arrestua si shkak i një përleshjeje në një nga klubet e Londrës.

Thuhet se telashet shpërthyen kur tifozi e kapi sulmuesin 29-vjeçar për një “selfie”.

Ai u përpoq t’i vinte duart rreth qafës për të bërë një foto me të, ku më pas në pamjet e siguruara nga “The Sun”, Toney u përpoq ta largonte dhe më pas e goditi me kokë fansin.

Toney, aktualisht luan në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ahlit, ku dhe kishte fituar titullin e “AFC Champions League”

Arlind Veliu i Malishevës merr çmimin e javës në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e gjashtëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes.

Ndonëse mbrojtës, ai ka shënuar dy gola, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër FC Drenica, e cila përfundoi me rezultat 2:0.

Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Nuk e kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, por megjithatë me trajnerin e ri po mundohemi të përmirësojmë lojën dhe të kuptojmë filozofinë e tij. Ambiciet tona janë tre vendet e para të tabelës dhe dalja në Evropë.E kemi ditur që kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër Drenicës dhe mendoj se ia kemi dalë ta përgatisim mirë dhe të shënojmë fitore’’, deklaroi ai.

‘’Në aspektin personal, gëzohem që kam mundur të ndihmoja ekipin me dy gola dhe për këtë i falënderoj bashkëlojtarët e mi për angazhimin”, shtoi më tej Veliu.

Amir Rrahmani me shokë e mposhtin Juve-n e Zhegrovës dhe bëhet lider i Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Juventusit, në derbin e javës së 14-të në Serie A.

Heroi i napolitanëve ishte sulmuesi Hojlund që shënoi dy gola në këtë mbrëmje në stadiumin “Diego Armando Maradona”,

🚨 RASMUS HOJLUND GIVES NAPOLI THE LEAD AGAIN AGAINST JUVENTUS!pic.twitter.com/3ISlzBjWOu

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) December 7, 2025
Të vetmin për “Zonjën e Vjetër” e shënoi mesfushori turk, Kenan Yildiz.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e parë.

Ky është plani i Trabzonspor për Ernest Muçin

Ernest Muçi është shfaqur në një formë të shkëlqyer në këtë fazë të sezonit me Trabzonsporin duke e lënë të kënaqur trajnerin e kësaj skuadre, Fetih Tekke dhe tani klubi po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare

Muçi ka shënuar 3 gola dhe ka fituar një penallti në 11 ndeshjet të zhvilluara duke e bërë trajnerin Tekke që t’iu kërkojë drejtuesve të klubit të ekzekutojnë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.

Trabzonspor e mori Muçin nga Besiktas me huazim duke paguar 1 milionë euro, ndërkohë që vlera totale për blerjen përfundimtare të futbollistit është 8.5 milionë euro.

Opsioni i blerjes së kartonit të Muçit skadon në 31 maj dhe këstin e parë prej 1.7 milionë eurosh, klubi i Trabzonsporit duhet ta paguajë brenda një muaji.

Na duhet me u çu herët! Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në rast të kualifikimit në Kupën e Botës 2026

Dje në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është hedhur shorti për Kupën e Botës 2026.

Në këtë short bëri pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, por kjo e fundit ka punë për të bërë deri në kualifikimin final në Botërorin e vitit të ardhshëm,

Në rast se Kosova shkon tutje, do të luajë në të njëjtin grup me Australinë, Paraguain dhe SHBA-n.

Për këto tri ndeshje të mundshme, është zbuluar orari zyrtar.

Pra Kosova (nëse shkon tutje) do të luajë ndeshjen e parë me Australinë më 13 qershor nga ora 6:00 e mëngjesit, në stadiumin “BC Place” Vancouver.

Ndaj, Praguait më 19 qershor nga ora 6:00 e mëngjesit, në stadiumin “Levi’s” në Santa Clara.

Dhe ndaj SHBA-së më 26 qershor nga ora 4:00 e mëngjesit, në stadiumin “So-Fi” në Inglewood.

Kujtojmë që për të shkuar në Botëror, Kosova duhet të fitoj në dy ndeshjet e muajit mars. Fillimisht ndaj Sllovakisë dhe më pas me fituesin e ndeshjes, Rumani – Turqi.