Mar. Mar 31st, 2026

Sport

Drita pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet nga AZ Alkmaar

Drita e kapësuar humbjen e parë në fazën e ligës së Conference League, pas plot pesë ndeshjeve.

Kampioni i Kosovës, u mposht në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga skuadra holandeze, AZ Alkmaar, me rezultat 0-3.

Alkmaar kaloi në epërsi qysh në minutën e 17-të, me golin e Sven Mijnans. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra holandeze shënoi edhe dy gola të tjerë.

Isak Jansen në minutën e 58-të dhe Ibrahim Sadiq në minutën e 90-të u shtuan në listën e golashenuesve.

Pavarësisht humbjes, Drita është një hap larg për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Conference League, pasi ka 8 pikë, derisa në ndeshjen e fundit luan në udhëtim te skuadra spanjolle, Rayo Vallecano.

Në anën tjetër, AZ Alkmaar me këtë fitore shkon në kuotën e 9 pikëve.

Ministri Çeku inspekton punimet në stadiumin e qytetit të Suharekës

Ministri ne detyre Hajrullah Çeku ishte në Suharekë për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të qytetit. Ai vizitoi edhe fushën ndihmëse në Studençan, e cila ka përfunduar dhe tashmë ofron hapësira moderne për klubet dhe sportistët e rinj.

Ndërkohë, po vazhdojnë punimet në Stadiumin e ri të Suharekës, një projekt prej 11 milionë eurosh që do t’i sigurojë KF “Ballkanit” kushte të standardeve bashkëkohore dhe mbi 6,500 ulëse për tifozët.

MKRS-ja vazhdon të investojë në infrastrukturë cilësore, me synim mbështetjen e sportit, rinisë dhe komunitetit.

Drita sonte e ka testin më të vështirë në Conference League, e pret në “Fadil Vokrri” AZ Alkmaarin

Skuadra kosovare, FC Drita sonte luan ndeshjen e parafundit të fazës së ligës në Conference.

Drita e pret në shtëpi ekipin e AZ Alkmaarit, që është edhe testi më i vështirë i këtij sezoni në garat e UEFA-s,.

Nga ora 18:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet kjo ndeshje tejet interesante.

Drita është në pozitën e 8-të me 8-të pikë të grumbulluara dhe në rast të një fitoreje të mundshme e siguron kualifikimin për në raundin tjetër.

Kurse AZ Alkmaar ka grumbulluar gjashtë pikë në katër ndeshje dhe gjendet në pozitën e 20-të

Më në fund, Zhegrova titullar për herë të parë te Juventusi

Edon Zhegrova për herë të parë prej se u transferua te Juventusi, do të luaj si titullar.

Trajneri i ”Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti e ka futur në formacionin zyrtar kundër skuadrës qipriote, Pafos, në ndeshjen e vlefshme për Chammpions League.

Ylli kosovar do të udhëheq sulmin e Juventusit sonte, ku e ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme, e pse jo të shënoj edhe golin e parë me fanellën bardh e zi

Shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet e 1/8 së finales

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales.

Ndeshje tejet interesante do të ketë në këtë raund,

Duke filluar nga derbi, Prishtina vs Ballkani.

Këto ndeshje pritet të zhvillohen gjatë muajit shkur të vitit të ardhshëm (2026)../Indeksonline/

Shorti i plotë:

Prishtina – Ballkani

Gjilani – Liria

Feronikeli 74’ – Dinamo

Drenica – Ferizaj

Dukagjini – Prishtina e Re

Drita – Llapi

Vushtrria – Vëllaznimi

Trepça 89 – Malisheva

Guardiola: Nëse do të isha trajner i Realit sezonin e kaluar, do të isha shkarkuar brenda 6 muajsh

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndeshja Real Madrid – Manchester City luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Reali hyn në këtë ndeshje në një situatë jo të mirë, pasi ka fituar vetëm dy ndeshje në shtatë përballjet e fundit.

Për këtë dhe për ‘problemet’ e pretenduara me lojtarët, Xabi Alonso është nën presion të shkarkimit, në rast të humbjes nga Manchester City.

Edhe Guardiola ka folur për situatën e homologut të tij.

“Të menaxhosh Real Madridin është puna më e vështirë në futboll. Nëse do të performoja ashtu siç bëra sezonin e kaluar si trajner i Real Madridit, do të isha shkarkuar brenda 6 muajsh”, ka thënë Guardiola.

Më herët, Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës dhe Bayernit, para se t’i bashkohej Manchester Cityt në vitin 2016