Mar. Mar 31st, 2026

Sport

Oferta e bujshme për Barcelonën, pse klubi nuk mund të shitet

Raportet nga Spanja bëjnë të ditur se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është i interesuar të investojë në Barcelonë, me një ofertë të mundshme deri në 10 miliardë euro.

Sipas El Chiringuito, kjo lëvizje lidhet me strategjinë e Arabisë Saudite për të zgjeruar ndikimin në sport. Barcelona aktualisht ka borxhe mbi 2.5 miliardë euro, çka e bën klubin tërheqës për investitorë të fuqishëm.

Megjithatë, një blerje e plotë është e pamundur, pasi Barcelona është në pronësi të socios-ve (anëtarëve) dhe nuk mund të shitet një entiteti të huaj. E vetmja mundësi do të ishte investimi i PIF në sektorin argëtues apo komercial të klubit, pa kontroll mbi aspektin sportiv.

Si përfundim, megjithëse interesimi ekziston, marrja e plotë e Barcelonës nga Arabia Saudite mbetet shumë pak e realizueshme.

Gjimshiti largohet i lënduar në ndeshjen Atalanta – Cagliari

Atalanta dhe Cagliari po luajnë momentalisht në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Sfida që po zhvillohet në Bergamo është në këto momente 2-1 për vendasit.

Megjithatë, nga kjo ndeshje vjen një lajm tepër i keq. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Berat Gjimshiti ka lënë fushën e lojës. Ky i fundit është larguar nga fusha në minutën e 55-të për shkak të një dëmtimi.

Gjimshiti ka shfaqur probleme muskulore dhe trajneri e ka zëvendëssuar menjëherë. Pritet të mësohet edhe shkalla e dëmtimit.

Kupa e Botës 2028, Kosova mëson kundërshtarët

Sot është hedhur shorti për para-kualifikimet në Kupën e Botës 2028 në futsall.

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët dhe bën pjesë në grupin D, .

Në këtë grup, “Dardanët” do të përballen me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarin.

Kurse, Shqipëria është në grupin E, me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.

Këto ndeshje, do të nisin nga muaji prill i vitit 2026.

“I kënaqur me paraqitjen e lojtarëve”, Zekirija Ramadani pas humbjes ndaj AZ Alkmaarit: E merituan fitoren…!

Skuadra e Dritës mbrëmë pësoi humbjen e parë në UEFA Conference League, pasi u mposht 0:3 ndaj AZ Alkmaarit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i klubit gjilanas, Zekirija Ramadani u paraqit në konferencë për media duke u shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve,.

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur”.

“Nuk e kemi komplet ekipin, secili ndjen dhimbje, por janë tre javët e fundit . do të bëjmë të pamundur të kthehemi të pamposhtur”, u shpreh Ramadani

Drita me këtë humbje Drita mbetet me tetë pikë dhe tani bie në pozitën e 19-të.

Pas humbjes nga Bora, Peja mbetet edhe pa basketbollistin e njohur

Klubi basketbollistik Peja ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin, Malcolm Armstead.

Kjo vjen vetëm pak minuta pas humbjes së sotme nga Bora, me rezuktat 81-82.

Sipas njoftimit, Armstead nuk do të jetë pjesë e klubit që nga dita e sotme.

”GO+ Peja dhe Malcolm Armstead kanë ndarë rrugët, basketbollisti nga sot nuk vazhdon të jetë më pjesë e klubit tonë.”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër raportohet se Atmstead ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër kosovare, KB Bashkimi./