Mar. Mar 31st, 2026

Sport

Al Nassr i ofron kontratë të re Brozoviqit, por lojtari kroat dëshiron rikhtimin në Europë

Fubollisti i Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozoviq, ka marrë një kontratë të re nga Al Nassr.

Por, siç raportohet ai ende s’e ka pranuar atë, për shkak se dëshiron të rikthehet në Europë,.33-vjeçari fiton 25 milionë euro në vit në Arabinë Saudite, duke e bërë lojtarin kroat me pagën më të lartë.

Gazetari Nicolo Schira thotë se kthimi i Brozoviqit në Europë do t’ia pamundësojë të fitojë shifra të larta parash – pasi ai do të detyrohet t’i ulë kërkesat e tij.

Brozo ishte transferuar tek Al Nassri gjatë vitit 2023 për 15 milionë euro (25 milionë me bonuse)

#AlNassr have offered to Marcelo #Brozovic the contract extension, but there is no agreement yet. Brozo is also evaluating a possible return to Europe, even if his salary is very too high and the croatian midfielder has to reduce it if he wants to return to play in the european…

— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 19, 2025

Drita i mbush arkat e klubit, kaq para kanë fituar deri tani në UEFA Conference League

Skuadra e Dritës edhe pse humbi ndaj Rayo Vallecanos mbrëmë, është kualifikuar në fazën e play-offit në UEFA Conference League.

Gjilanasit kanë shkruar historinë e futbollit kosovar. Derisa futbollistët dhe stafin i gëzon ky kalim në play-off, për pronarët është një tjetër “festë”,

Drita deri tani ka gjeneruar një shumë të madhe parash nga pjesëmarrja në Conference League.

Kualifikime, faza e ligës, fitore, barazime dhe bonuse shtesë – Drita ka fituar deri tani plotë 5.4 milionë euro.

Kjo shifër mund të rritet nëse skuadra kosovare kalon fazën e play-offit, ku si kundërshtar pritet ta ketë një prej skuadrave si: AZ Alkmaar dhe Celjen.

Në rast se fiton, i gjeneron 400 mijë euro, në rast se barazon 133 mijë euro dhe në rast të eliminimit, 200 mijë euro.

Në janar të vitit 2026, Drita mëson kundërshtarin, kurse ndeshje zhvillohet në muajin shkurt

11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference-League-s

11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë në ndeshjet e UEFA Conference League-s,

Florian Lata për herë të parë gjykon në fazën e ligës. Së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si asistentë, Enea Jorgjin arbitër të katërt, Kreshnik Barjamajn në VAR dhe Kreshnik Cjapin në AVAR do të vendosin drejtësi në Slovan Bratislava-Hacken.

Për Dynamo Kyiv-Noah janë përzgjedhur Juxhin Xhaja, Arber Zalla, Rejdi Avdo, Olsion Yzeiraj dhe Albert Doda në AVAR.

Peja me fitore bindëse ndaj Prishtinës

GO+ Peja shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humb

Këshilli i FIFA-s merr një vendim të madh sa i përket Botërorit 2026

Na ndajnë 7 muaj nga fillimi i Kampionatit tgë Botërorit.

Këtë herë do të mbahet për herë të parë në 3 shtete: SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Këshilli i FIFA-s u mblodh përpara finales së Kupës Ndërkontinentale FIFA™ në Doha të Katarit dhe mori vendime të rëndësishme në lidhje me zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe çështjet e qeverisjes.

Me entuziazmin në rritje pas shortit përfundimtar që u zhvillua, më 5 dhjetor 2025 në Uashington DC, Këshilli i FIFA-s miratoi një kontribut financiar rekord prej 727 milionë dollarësh amerikanë që do të shpërndahet si rezultat i Kupës së Botës FIFA 2026™ .

Pjesa më e madhe – 655 milionë dollarë amerikanë, që shënon një rritje prej 50% krahasuar me edicionin e mëparshëm – do të paguhet si çmime midis 48 ekipeve pjesëmarrëse si më poshtë:

Kampionët: 50 milionë dollarë amerikanë
Nënkampionët: 33 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 3-të: 29 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 4-të: 27 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 5-të deri në të 8-të: 19 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 9-të deri në të 16-të: 15 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 17-të deri në të 32-tin: 11 milionë dollarë amerikanë
Vendi i 33-të deri në të 48-tin: 9 milionë dollarë amerikanë.

Kujtojmë se Botërori i ardhshëm, nis më 11 qershor dhe mbaron më 19 korrik të vitit 2026