Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Malisheva dhe ekipi i Dritës, përfundojnë ndeshjen në barazim

Ka përfunduar ndeshja mes Malishevës dhe Dritës në Superligën e Kosovës.

Edhe në “Liman Gegaj”, u mbyll me barazim 1-1, rezultat që është zhgënjyes për kampionët në fuqi të Kosovës.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Jorgo Pëllumbi për Dritën si dhe Xhemal Ibishi që shënoi për vendasit.

Drita, momentalisht është në pozitën e 5-të me 26-të, një më pak se Malisheva në pozitën e 4-të

Dukagjini e Ballkani ndahen në paqe

Ka përfunduar ndeshja e Superligës së Kosovës mes Dukagjinit dhe Ballkanit, e vlefshme për javën e 18-të.

Dukagjini dhe Ballkani, nuk arritën më shumë se një barazim 0-0, ku është stopuar ecuria pozitive me fitore e skuadrës suharekase.

Ndërsa në ndeshjen Gjilani-Prishtina e Re, është mbyllur me rezultat 3-2 në favor të “Skifterave”.

Ballkani, mbetet në krye të tabelës me 33 pikë, ndërsa Dukagjini e treta me 29 pikë.

Vajzat e KFV Prishtina U11 shkruajnë histori në Turneun Dimëror Pro Liga

Në kuadër të Turneut Dimëror Pro Liga – Edicioni i Parë, vajzat e KFV Prishtina U11 shënuan një moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Kosovë, duke u bërë i vetmi ekip i vajzave që garon në këtë ligë së bashku me bashkëmoshatarët e tyre.

Debutimi i tyre nuk ishte vetëm simbolik. Në ndeshjen e parë kundër ekipit të Vllaznimit të Gjakovës, vajzat e KFV Prishtina treguan lojë të organizuar, disiplinë dhe vetëbesim, duke triumfuar bindshëm me rezultat 4–0.

Një fitore që flet për punën e vazhdueshme, përkushtimin dhe besimin tek potenciali i vajzave në sport.

Ky sukses shkon përtej rezultatit sportiv. Ai përçon një mesazh të qartë për shoqërinë: vajzat i përkasin fushës, talenti nuk njeh gjini dhe barazia në sport ndërtohet përmes mundësive reale për garë dhe zhvillim.

Në kuadër të projektit me UEFA Foundation for Children, KFV Prishtina mbetet i vetmi ekip i vajzave në Kosovë që stërvit vajzat që nga mosha 5-vjeçare.

Ky model i zhvillimit afatgjatë synon t’u ofrojë vajzave një fillim të hershëm, të sigurt dhe profesional në futboll, duke ndërtuar jo vetëm lojtare, por edhe vetëbesim, disiplinë dhe frymë ekipore.

Përfaqësuesit e klubit theksojnë se investimi në moshat e hershme është çelësi për ndryshime të qëndrueshme në sport dhe shoqëri. “Kur vajzave u jepet hapësirë që në fëmijëri, ato nuk rriten duke pyetur nëse u lejohet, por duke ditur se i përkasin fushës,” theksohet në deklaratën e klubit.

KFV Prishtina falënderon Pro Ligën për krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse dhe shpreson që ky turne të shndërrohet në një traditë të qëndrueshme sportive, ku respekti, fair-play dhe zhvillimi i fëmijëve të jenë gjithmonë në qendër. Kjo është vetëm një ndeshje në kalendarin sportiv. Por për vajzat në futboll, është një hap i madh drejt së ardhmes.

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt e fundit, e po ashtue edhe forma e mirë e futbollistëve, kanë pasur ngritje të tyre në tregun e transferimeve.

Në përditësimin e fundit nga faqja e njohur ”Transfermarkt”, Kosova ka pasur një ngritje të madhe,.

“Dardanët” aktualisht renditen në pozitën e 42-të në botë, me një vlerë totale prej 149.08 milionë eurosh.

Kjo është një dëshmi se Kosova vazhdimisht ka rritje të ekipit në arenën ndërkombëtare.

Fisnik Asllani është lojtari më i vlefshëm, me 30 milionë euro, duke lënë prapa Edon Zhegrovën i cili vlerësohet me 25 milionë euro.

I treti futbollistë me vlerë më të lartë te Kosova është mesfushori i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, me 17 milionë euro

Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet për më të mirët e basketbollit gjatë vitit 2025 për lojtarët dhe klubet më të suksesshme të vitit.

Çmimi i basketbollistit të vitit 2025 i takoi basketbollistit të Kombëtares së Kosovës, Dardan Berisha. Lojtarja më e mirë e vitit për vitin 2025 u shpall basketbollistja Malvina Haziri.

Në nivel klubesh, klubi më i mirë i vitit në kategorinë e meshkujve u shpall kampioni i Kosovës, KB Trepça, ndërsa në kategorinë e femrave u shpall KB Bashkimi.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, theksoi se me këtë rast po nderohen ata që treguan karakter e përkushtim, derisa shtoi se puna për avancimin e basketbollit nuk do të ndalet.

Ndër çmimet e tjera që u ndanë ishin edhe: gjyqtari i vitit – Amar Djekovic, Shpresa e vitit 2025 për meshkuj – Besim Bytyqi, Shpresa e vitit për vajza – Elsa Shala, Trajneri i vitit – Bujar Loci, Klubi i vitit në kategorinë e meshkujve – KB Trepça, Klubi i vitit në kategorinë e femrave – KB Bashkimi.

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë përmirësimit të qasjes së ndihmave humanitare. Megjithatë, situata ushqimore në territorin palestinez mbetet alarmante, me mbi 70% të popullsisë që jeton në strehime të përkohshme, ndërsa përkeqësohet nga përmbytjet e dimrit dhe rreziku i ngricës.

Megjithëse armëpushimi i arritur në tetor mes Izraelit dhe grupit militant Hamas ka lehtësuar pjesërisht kufizimet për mallrat dhe ndihmat, shpërndarja e tyre mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë. Rreth 1.6 milionë njerëz pritet të përballen ende me mungesë ushqimi në nivel “krize” deri më 15 prill. Skenari më i keq përfshin rikthimin e përleshjeve dhe ndërprerjen e ndihmave humanitare, që mund të sjellë urinë në disa zona të Gazës.

Organizatat humanitare si Oxfam paralajmërojnë se, pavarësisht përfundimit të urisë, nivelet e mungesës së ushqimit mbeten “të tmerrshme dhe të parandalueshme”, duke akuzuar Izraelin për bllokimin e ndihmave nga agjenci të shumta humanitare.

IPC, iniciativa e monitorimit të krizave ushqimore e OKB-së, thekson gjithashtu se mungesa e ujit, kushteve higjienike dhe dëmtimi i tokave bujqësore e bën jetesën në Gaza shumë të rrezikshme dhe rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Situata mbetet kritike dhe e ndjeshme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të monitorojë nevojat humanitare të Palestinezëve në Gaza.