Mar. Mar 31st, 2026

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e mbetur në Superligë, Drita e pret Prishtinën

Skuadra e Dritës dhe e Prishtinës sot luajnë ndeshjen e mbetur në kuadër të Superligës së Kosovës.

Nga ora 13:00 në Gjilan zhvillohet kjo ndeshje që ishte shtyrë javë më parë.

Drita e Zekirija Ramadanit kërkon t’i rikthehet fitoreve pas tri barazimeve radhazi, kurse Prishtina e Afrim Tovëranit javën e kaluar shënoi fitoren e parë pas një kohe të gjatë.

Prishtina është në pozitën e 2-të me 30 pikë, kurse Drita në pozitën e 5-të me 26 pikë.

Renditja historike e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një arritje historike në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke përfunduar vitin 2025 në vendin e 80-të në botë, që është pozita më e lartë në historinë e saj që nga prania në ranglistë.

Ky sukses vjen pas rezultateve të shkëlqyera në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku Kosova doli e dyta në grup pas Zvicrës, duke lënë pas Slloveninë dhe Suedinë me paraqitje të forta gjatë vitit.

Renditja e re tregon se Kosova ka arritur një rritje të konsiderueshme gjatë vitit, me 19 vende më shumë se vitin e kaluar, duke reflektuar një sezon fytyrëngritës për ekipin kombëtar.

Përveç kësaj, kjo pozitë e historike do të ndikojë edhe në ndarjen e “potëve” për ndeshjet e plejofit të Kupës së Botës, ku Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, më 26 mars 2026.

Në nivel global, ekipi spanjoll kryeson renditjen e FIFA-s, me Argjentinën, Francën, Anglinë dhe Brazilin pas saj, por historia e vitit për Kosovën mbetet arritja e saj më e madhe deri tani në skenën ndërkombëtare të futbollit

Arrihet marrëveshja, Endrick drejt Lyonit

Sulmuesi brazilian, Endrick do të largohet nga Real Madridi.

Ai do të vazhdojë karrierën e tij në France, te gjiganti i këtij vendi, Lyon

Mirëpo largimi i tij do të jetë i përkohshëm, pasi që do të largohet vetëm në formë huazimi.

Huazimi i tij është vetëm i thjeshtë dhe Lyoni nuk do të ketë opsionin e blerjes.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për brazilianin, ku do të mund të ketë minuta si startues

Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-a në renditjen e FIFA-s

Gjatë ditës së sotme ka dalë edhe renditja e fundit e FIFA-s për vitin 2025.

Listës i prin edhe këtë herë kampionja e Evropës, Spanja e cila ndiqet nga kampionja e Botës, Argjentina në vend të dytë si dhe Franca në të tretën.

Ndërkaq Kosova, e mbyll vitin 2025 e pozicionuar në vend të 80-të, njësoj sikurse muajin e kaluar.

Po ashtu edhe Kombëtarja shqiptare, e cila është në vendin e 63-të.

Të dy kombëtareve tona, i pret një vit sfidues pasi do të përgaditen për ndeshjet e play-offit për Kampionat Botëror ndaj Polonisë dhe Sllovakisë, përkatësisht.

Zekirija Ramadani trajneri i vitit në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë janë shpallur më të mirët e vitit në kategorinë e meshkujve.

Trajneri i Vitit 2025 në Kosovë u shpall Zekirija Ramadani i Dritës, ku u shpall kampion i sezonit të kaluar dhe po korr suksese në garat e UEFA-s,

Çmimet e kategorisë së meshkujve në futbollin kosovar:

FC Drita – Klubi më Fair-Play 2025

FC Drita – Klubi më i mirë i vitit 2025

Zekirija Ramadani – Trajneri i Vitit 2025

Valentin Serebe – Golashënuesi i Vitit 2025

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë janë shpallur më të mirat në kategorinë e femrave.

Futbollistja e vitit është shpallur Aurora Muliqi, e cila luan në KFF Mitrovica,

Kurse Anisa Meha u shpall “Shpresa” e vitit 2025.

Çmimet kryesore sonte në kategorinë e femrave:

Anisa Meha – Shpresa e Vitit 2025 / 2 Korrik

KFF Mitrovica – Klubi i Vitit 2025

Aurora Muliqi – Futbollistja e Vitit 2025