Mar. Mar 31st, 2026

Sport

Brruti pranë transferimit te një skuadër evropiane

Ekipi rumun, Cluj ka shfaqur interes për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut. Kjo, pasi Emërllahu u shit për 2 milionë euro në Ukrainë te Polissya.

Megjithatë, Malisheva s’do ta lërë të lirë lehtë Brrutin, pasi kërkon të paktën 800 mijë euro. Krah kësaj shume, klubi i Superligës së Kosovës dëshiron edhe 15% të kartonit të mesfushorit 21-vjeçar, në rast rishitje.

Kontrata e Brrutit me Malishevën përfundon në qershor të vitit 2026 dhe kështu, klubi shqiptar s’dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Kujtojmë se mesfushori u kthye në “mollë sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë. Brruti vendosi që të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë Kosovën U21, aty ku aktivizohej.

Bernard Berisha pasi fitoi Superkupën në Shqipëri: Është ndjenjë e bukur të kthehesh këtu dhe të fitosh trofe!

Sulmuesi Bernard Berisha zhvilloi ndeshje pozitive me Dinamon në fitoren e Superkupës kundër Egnatias.

Anësori 34-vjeçari e nisi ndeshjen si titullar dhe tregoi nivel të lartë, ndërsa pas ndeshjes foli për mediat, aty ku i dha “sinjal” trajnerit Daja rreth minutazhit:

“Është ndjenjë e bukur të kthehesh në Shqipëri dhe të fitosh trofe. Dua të falenderojë gjithë ekipin për angazhimin dhe shpresojë të vazhdojmë kështu.

“Dëmtimi dhe gjendja fizike kanë ndikuar në rendimin tim gjatë gjysmës së sezonit. Dëshirojë akoma më shumë minuta.

“Pas ndeshjes me Elbasanin nuk kam pasur shumë minuta, por pak rëndësi ka kjo kur e fiton një trofe. Puna e madhe që po bëhet te Dinamo, duhet të refkletojë si sot në fushë”.

Duka: Ne jemi më të mirë se Kosova, por kanë arritur sukses dhe janë në play-off

Armand Duka është paraqitur në një intervistë !

Presidentit të FSHF-së i është bërë një pyetje në lidhje me Kosovën,

Duka tha se Shqipëria është më e mirë se Kosova, por që gëzon suksesin e tyre.

“Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin”, u shpreh Duka në këtë intervistë

Pas Emërllahut, Polissya transferon edhe Ilir Krasniqin

Klubi ukrainas Polissya Zhytomyr ka finalizuar edhe transferimin e mbrojtësit të Kolos dhe lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi.

Kjo lëvizje është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të klubit ukrainas në tregun e transferimeve për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi sot gjatë ditës prezantoi Lindon Emërllahun.

Sipas raportimeve të mediumit ukrainas ”sport.ua”, prezantimi i lojtarit do të bëhet së shpejti

Shitja e Emërllahut në Ukrainë i mbush arkat e Ballkanit në Kosovë

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende pa filluar afati i dimrit.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Ukrainë te ekipi i FC Polissya, shkruan Indeksonline

Skuadra ukrainase do të paguajë plotë 2 milionë euro te Cluji për transferimin e Emërllahut.

Pikërisht kjo shifër do t’i ndihmojë edhe skuadrës kosovare, Ballkanit. Kjo sepse klubi i Superligës e ka 15 përqind të kartonit.

Skuadra nga Suhareka do të përfitoj rreth 300 mijë euro nga shitja e lojtarit

Llapi brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin e tretë brenda ditës.

Sipas njoftimit, klubi nga Podujeva ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Kushtrim Shabani për përfundimin e bashkëpunimit.

Shabani ka më shumë se 200 ndeshje me fanellën bardhekaltër.

”Kjo marrëveshje vjen pavarësisht faktit se klubi llogariste në shërbimet e tij edhe në vazhdim. Megjithatë, KF Llapi ka mirëkuptuar dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient dhe për të kërkuar një kapitull të ri në karrierën e tij.”, thuhet në njoftim.

Llapi e ka falënderuar Kushtrim Shabanin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Kushtrim Shabani është futbollisti i tretë i cili u largua nga Llapi gjatë ditës së sotme, pas Xheis Rushitit dhe portierit, Januz Miftari