Enj. Pri 2nd, 2026

Sport

Rikthehen ethet e basketbollit, në program Kupa e Kosovës

Pas një pushimi këtë mes javë në vendin tonë zhvillohet ndeshjet e Kupës së Kosovës në Basketboll.

Dy ndeshje pritet të zhvillohet të mërkurën ndërsa dy të tjera ditën e enjte.

Të mërkurën Trepça në palestrën ‘’Minatori’’ pret Golden Yllin, ndeshja që zhvillohet nga ora 18:45. Po të njëjtën ditë dhe orar zhvillohet edhe ndeshja Bora kundër Rahovecit.

Ditën e enjte zhvillohet edhe dy përballje tjera. Në Gjakovë Vëllaznimi është nikoqir i Prishtinës ndërsa në Prizren, Bashkimi pret Pejën. Të dy ndeshjet nisin nga ora 18:45.

Milani interesohet për lojtarin e Cityt

Nathan Ake është duke shkuar drejt largimit nga Manchester City.

Sipas “Corriere dello Sport”, AC Milan është i interesuar për të si opsion për të përforcuar mbrojtjen e tyre të brishtë.

Rossonerët kishin shfaqur interes edhe dy vera më parë, ndërsa në listën e tyre janë gjithashtu Federico Gatti i Juventusit, Kim Min-jae i Bayern Munich dhe Radu Drăgușin i Tottenhamit.

Ake, numëron rreth 161 paraqitje me Cityn ku ka arritur të fitojë gjithçka, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023.

Prishtina nis ndryshimet, largohet Bunjaku

Blerim Bunjaku ka vendosur të largohet nga pozita e ndihmës-trajnerit të Prishtinës.

Këtë e konfirmoi klubi kryeqytetas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“FC Prishtina njofton se nga pjesa e dytë e sezonit pranveror, ndihmës-trajneri Blerim Bunjaku nuk do të jetë më pjesë e shtabit teknik të ekipit bardhekaltër.

Bunjaku iu bashkua skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke qenë pjesë e suksesit në triumfin e Kupës së Kosovës, si dhe në paraqitjet e klubit në garat evropiane, përfshirë Europa League dhe Conference League”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.

Prishtina, ka kaluar një kohë krize që nga largimi i Arsim Thaqit, duke zbritur edhe nga vendi i parë

Paraqitje fatastike nga futbollistët shqiptarë: Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston

Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe qendërmbrojtësi tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, i cili aktivizohet në Kampionatin italian me Torinon. Ismajli dha edhe një asist në fitoren 3-0 të Torinos në transfertë ndaj Veronës, duke shërbyer për golin e tretë të shënuar në fundin e takimit nga Njie.

Jasir Asani e nisi vitin me gol, duke gjetur rrugën e rrjetës me penallti në fitoren 2-1 të Esteghlal ndaj kryesuesve të kampionatit iranian, Sepahan. Falë këtij triumfi, diferenca mes Esteghlalit dhe Sepahanit është vetëm 5 pikë, ndërsa për Asanin ky ishte goli i shtatë sezonal në kampionat.

Me gol e nisi vitin e ri edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi në fitoren e thellë 5-0 të Bristol Cityt ndaj Portsmouthit.

Me skuadrat e tyre dhanë kontribut edhe disa legjionarë të tjerë, si Ylber Ramadani, Armando Broja dhe Rey Manaj, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende

Rikthehet Carvajal, shihet në stërvitje me Realin

Dani Carvajal është rikthyer nga lëndimi.

Spanjolli, është parë duke u stërvitur me skuadrën në qendrën stërvitore në Valdebebas.

Ky është një tjetër lajm i mirë për Realin, pasi që kishin pasur probleme në anën e djathtë.

Carvajal, kishte qenë i lënduar që nga ndeshja e “El Clasico” në tetor.

Ende nuk dihet nëse ai do të ketë minuta në ndeshjen ndaj Real Betisit, që zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”