Mër. Pri 1st, 2026

Sport

Barcelona përballë Bilbaos në Superkupën e Spanjës, formacionet zyrtare

Sonte nisin ethet e Superkupës së Spanjës.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale përballen Barcelona dhe Atletiko Bilbao, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në ”King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite, dhe nis nga ora 20:00.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar 11-shet startuese.

Formacionet zyrtare:

Barcelona:

Atletiko Bilbao:

Fituesi i kësaj ndeshje përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Atletiko Madrid, e cila zhvillohet ditën e enjete

Ylber Ramadani dhe Granit Xhaka, dy lojtarët shqiptarë me më së shumti ndërprerje të aksioneve

Ylber Ramadani vazhdimisht është cilësuar si “maratonomaku” i Serie A, për shkak të mesatares më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi. Por këtë herë mesfushori i Kombëtares shqiptare është dalluar për diçka tjetër.

Lideri i mesfushës së Leçes është i 3-ti futbollist në 5 ligat kryesorë për ndërprerjen e aksioneve të kundëershtarëve. Deri në këtë fazë të kampionatit ia aka dalë që të ndërpresë aksionet e ekipeve kundërshtare në 88 reaste.

Falë paraqitjeve të tilla, 29-vjeçari ka larguar redhe rrezikun nga skuadra e Leçe, duke ndihmuar ekipin për rezultatet pozitive. Kështu shqiptari ndodhet në “top-3”-she, duke ndjekur një tjetër shqiptar.

Në krye të kësaj liste ndodhet Granit Xhaka, i cili po udhëheq Sunderland në Premier League, teksa në vendin e dytë në këtë renditje speciale është Lynen i Werder Bremenit.

Zyrtarizohet marrëveshja e Neymarit me Santosin

Futbollisti i njohur brazilian, Neymar Jr ka vazhduar kontratën me Santos.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Serie A e Brazilit, shkruan Indeksonline

“Neymar Jr vazhdon me ne për të shkruar histori edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të klubit brazilian.

Neymar Jr ishte rikthyer te skuadra e Santosit gjatë vitit 2025 nga Al Hilali.

Ai momentalisht është i lënduar dhe i është nënshtruar një operacioni, por pritet të rikthehet në fushë gjatë këtij muaji./Indeksonline/

O PRÍNCIPE CONTINUA! ✍🏽

O eterno #MeninoDaVila Neymar Jr renovou seu contrato com Santos FC até o fim da temporada para seguir escrevendo sua história no futebol com o #MantoSagrado!

Saiba mais no site oficial. pic.twitter.com/JHix07RFxl

— Santos FC (@SantosFC) January 6, 2026

Prishtina ndan rrugët me futbollistin holandez

Prishtina ka njoftuar largimin e një lojtari.

Bëhet fjalë për Gladwin Curiel, të cilin klubi njoftoi për largimin e tij në faqen e tyre në “Facebook”.

“Klubi e falënderon Curiel për profesionalizmin, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit tonë. Futbollisti iu bashkua FC Prishtinës gjatë verës nga futbolli holandez dhe tregoi korrektësi dhe përkushtim e tij FC Prishtina i uron Gladwin Curiel shumë suksese në hapin e tij të ardhshëm në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Curiel, ju kishte bashkuar Prishtinës këtë sezon por që kishte pasur vetëm një paraqitje, atë ndaj Top Football në Kupën e Kosovës pasi që kishte qenë i lënduar

Rikthehen ethet e basketbollit, në program Kupa e Kosovës

Pas një pushimi këtë mes javë në vendin tonë zhvillohet ndeshjet e Kupës së Kosovës në Basketboll.

Dy ndeshje pritet të zhvillohet të mërkurën ndërsa dy të tjera ditën e enjte.

Të mërkurën Trepça në palestrën ‘’Minatori’’ pret Golden Yllin, ndeshja që zhvillohet nga ora 18:45. Po të njëjtën ditë dhe orar zhvillohet edhe ndeshja Bora kundër Rahovecit.

Ditën e enjte zhvillohet edhe dy përballje tjera. Në Gjakovë Vëllaznimi është nikoqir i Prishtinës ndërsa në Prizren, Bashkimi pret Pejën. Të dy ndeshjet nisin nga ora 18:45.

Milani interesohet për lojtarin e Cityt

Nathan Ake është duke shkuar drejt largimit nga Manchester City.

Sipas “Corriere dello Sport”, AC Milan është i interesuar për të si opsion për të përforcuar mbrojtjen e tyre të brishtë.

Rossonerët kishin shfaqur interes edhe dy vera më parë, ndërsa në listën e tyre janë gjithashtu Federico Gatti i Juventusit, Kim Min-jae i Bayern Munich dhe Radu Drăgușin i Tottenhamit.

Ake, numëron rreth 161 paraqitje me Cityn ku ka arritur të fitojë gjithçka, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023.