Mër. Pri 1st, 2026

Sport

Gjilani njofton largimin e Aganspahiqit

Gjilani ka njoftuar largimin e një lojtarit të tyre gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Almir Aganspahiq, i cili largohet pas një viti në skuadër, me klubin gjilanas që doli me një njoftim në faqen e tyre zyrtare.

“Klubi e falënderon Almir Aganspahiq për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij në Gjilan dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit.

Aganspahiq, numëron 28 paraqitje me Gjilanin ku ka shënuar plot 8 gola me fanellën e kuqe

FBK dënon goditjen ndaj Dardan Berishës në Prizren, paralajmëron dënim të rëndë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka dënuar ashpër incidentin e rëndë të ndodhur ku lojtari Dardan Berisha u godit me shkrepëse gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Go+ Peja, që u zhvillua mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

“Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive. Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi:, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO.

Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve të vërtetë të basketbollit që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë. Ata nuk e përfaqësojnë basketbollin kosovar dhe nuk do të lejohen ta shkatërrojnë atmosferën sportive

Dy super ndeshje, dy çerekfinale fantastike zhvillohen sonte në Kupën e Afrikës

Dy ndeshje fantastike do të zhvillohen sonte në Kupën e Afrikës.

Dy finale, para finales, duke filluar nga ora 17:00 me ndeshjen Mali vs Senegali,

Pastaj nga ora 20:00, zhvillohet ndeshja e javës mes Kamerunit dhe Marokos.

Dy favoritët për të fituar këtë kompeticion do të përballen njëra me tjetrën – dhe vetëm një mund të vazhdoj tutje.

Kujtojmë që dy çerekfinalet tjera zhvillohen nesër: Algjeria vs Nigeria dhe Egjipti vs Bregu i Fildisht

Skandaloze, Dardan Berishës i çahet koka nga publiku në Prizren

Një ngjarje jo sportive ka ndodhur në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, ku basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është goditur nga tifozët vendas.

Si pasojë, Berishës i është qarë koka nga goditje, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur klubi i Pejës, përmes një njoftimi zyratr.

Ndehsja mes Bashkimit dhe Pejës, e vlefshme për Kupën e Kosovës, është ndërprerë pas këtij incidenti.

Kliko ketu per postimin e plote

FFK-ja organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me UEFA-n, ka mbajtur sot punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi, duke bashkuar në një forum të përbashkët mjekët e Superligës, Ligës së Parë, futbollit të vajzave dhe ekipeve kombëtare.

Ky aktivitet përbën një hap të domosdoshëm drejt forcimit të sistemit mjekësor brenda futbollit kosovar dhe vjen si vazhdimësi e projektit të FFK-së për kujdes të shtuar ndaj shëndetit të futbollistëve, pasi më parë janë dhënë donacion për klubet defribilatorët dhe është si pjesë e unifikimit të protokolleve me ato të UEFA-s, duke i përafruar ato me standardet më të larta evropiane.

Punëtoria u drejtua nga ekipi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës: Dr. Amir Vejseli, Mustafë Januzaj, Argjent Hoti dhe Skifter Imeri, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre profesionale, të fituara përmes programeve të avancuara të edukimit të UEFA-s.

Në fokus të ligjërimeve ishin temat kyçe që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e futbollistëve, përfshirë menaxhimin e atakut kardiak, trajtimin e lëndimeve cervikale, rëndësinë e fizioterapisë në fushën e futbollit, si dhe menaxhimin e lëndimeve të toraksit dhe ekstremiteteve. Pjesa teorike u plotësua me ushtrime praktike, duke ofruar qasje konkrete për veprim në situata reale gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve.

Presidenti Agim Ademi gjatë fjalimit të tij në hapje të kësaj punëtorie tha se mbrojtja e shëndetit të futbollistëve është themel i zhvillimit të qëndrueshëm të futbollit, ndaj siç tha ai, ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale të stafit mjekësor mbetet një nga prioritetet strategjike të FFK-së.

Përmes kësaj punëtorie, synohet standardizimi i protokolleve mjekësore, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet mjekëve të klubeve dhe ekipeve zinxhir të kombëtares, si dhe krijimi i një platforme të qëndrueshme për edukim të vazhdueshëm, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Broja me shokë marrin një pikë ndaj Manchester United

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 21-të të Premierligës angleze, mes Burnley dhe Manchester United.

Rezultati përfundimtar pas 90-minutave lojë në stadiumin ”Turf Moor”, ishte i barabartë, 2-2,
Ishte minuta e 13-të, kur një autogol nga Ayden Heaven i dha epërsinës skuadrës vendase.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Benjamin Sesko barazoi rezultatin, derisa në minutën e 60-të, me golin e dytë personal, sulmuesi slloven i dha epërsinë ”Djajve të kuq”.

Nuk vonoi shumë dhe pas gjashtë minutave, Jaidon Anthony shënoi golin e dytë për Burnleyn, gol i cili vulosi fatin e ndeshjes.

Në këtë përballje, për Burnley u paraqit edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ku luajti për 76 minuta, para se të zëvendësohej nga Foster.

Ky barazim nuk i shkon përshtati asnjërës skuadër, me Manchester United që renditet në vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë, derisa Burnley ka 13 pikë dhe renditet në vendin e parafundit të tabelës