Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Gazetari nga Torino tregon situatën e Edon Zhegrovës te Juventusi

Edon Zhegrova po kalon momente jo të mira te Juventusi, pak minuta dhe pak besueshmëri.

Megjithatë, nuk është ashtu sipas gazetarit, Romeo Agresti, shkruan Indeksonline

Ai tregon situatën mes futbollistit kosovar dhe “Zonjës së vjetër”.

Agresti thotë se Juventusi po i jep kohë Zhegrovës që të rikthehet 100 për qind nga lëndimi i tij dhe minutat 15/20 janë të mjaftueshme.

“Juventusi po i jep përparësi rikuperimit të gjendjes fizike të Edon Zhegrovës. Kohë e lojës është ende 15 deri 20 minuta, por cilësia e tij teknike konsiderohet thelbësore. Klubi kërkon durim përpara se t’i rrisë minutat e tij”, ka thënë gazetari i afërt me klubin italian

Kujtojmë se Zhegrova po paraqitet në disa ndeshje me Juventusin. Ai ende s’ka shënuar apo asistuar me fanellën e klubit italian

📰 Situasi #JMercato [Romeo Agresti]#Zhegrova
▫️ Juventus memprioritaskan pemulihan kondisi fisik Edon Zhegrova musim ini.
▫️ Menit bermain masih 15–20 menit, namun kualitas teknisnya dianggap krusial.
▫️ Dari #JTC: performa latihan sangat impresif; kendala utama bukan…

— Andar Sofian (@andarsofian) January 14, 2026

Ylli i Bayernit, Bischof: Deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka, tani Vitinha…!

Tom Bischof, lojtari i Bayern Munchen bëri një intervistë për “Faxnet”, ku foli për futbollistin më të mirë që ka luajtur kundër.

Ai tha se deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka, por kjo ndryshoi në Kupën e Botës për Klube kur skuadra gjermane luajti ndaj Paris Saint-Germainit.

“Lojtari më i mirë që kam luajtur kundër? Deri para disa muajsh ishte Granit Xhaka. Që nga ndeshja jonë kundër PSG-së, duhet të them: Vitinha! Ai e drejton gjithë lojën. Është gjithmonë në lëvizje, nuk pushon kurrë. Është gjithmonë aktiv”, u shpreh Bischof.

Kujtojmë se Bischof kundër Granit Xhakës luajti kur ky i fundit ishte pjesë e Bayer Leverkusenit.

Tri sëmundje që shkaktohen nga stresi

Stresi është burimi i shumë të këqijave.Një ndër to është edhe shëndeti jo i mirë që shkaktohet pikërisht nga stresi. Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që vijnë si pasojë e stresit.

Më poshtë do të lexoni disa nga këto sëmundje.

Djersitje e shumtë

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.

Sipas mjekut Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Gjëndrat apocrine sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit. Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Sindroma e zorrës së irrituar

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.

94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit. Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.

Pagjumësia

Stresi ndër të tjera të shkakton edhe pagjumësi, e cila mund të arrijë në nivele të frikshme, Pas pagjumësisë dhe stresi shkaktohet edhe lodhje që përbën një problem më vete. Mënyra e vetme që të flini është të qetësoheni. kështu largohet stresi edhe lodhja.

Largim te “Kuqezinjtë”, Ahmataj largohet nga Shqipëria U-19

Kombëtarja Shqiptare e grupmoshave U-19 ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Juljan Ahmataj është larguar nga ky post pas 2 vitesh.

Këtë e konfirmoi vetë FSHF-ja në një postim në faqen e tyre në “Facebook”.

“Federata e Futbollit njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e Kombëtares U-19, Juljan Ahmataj. FSHF e falënderon për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, si dhe i uron suksese në çdo hap të karrierës në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Ahmataj, e kishte menaxhuar Shqipërinë U-19 në 23 ndeshje, përfshirë dhe në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Spalletti: Juventusi nuk është në nivelin e Interit dhe Napolit

Luciano Spalletti vlerësoi fitoren bindëse 5-0 të Juventusit ndaj Cremonese, por pranoi se bardhezinjtë ende nuk janë në nivelin e Interit dhe Napolit. Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit, skuadra ka ende luhatje që duhet t’i korrigjojë.

“Mendoj se duhet të përmirësohemi shumë për të arritur nivelin e tyre”, tha Spalletti, duke lavdëruar cilësinë dhe idetë e rivalëve direktë për titull. Trajneri shtoi se Juventusi kishte kontrollin e ndeshjes, por edhe elementë fati në momente kyçe.

Sa i përket së ardhmes, Spalletti u shpreh i painteresuar për një kontratë më të gjatë. “Nuk jam vërtet i interesuar për kontratën. Dua vetëm t’i shoh këta lojtarë të më japin emocionin që më ka dhënë futbolli gjithmonë”, përfundoi ai, duke e vendosur theksin te pasioni dhe progresi i skuadrës.

Jashari nderohet me Këpucën e Artë për vitin 2025 në Belgjikë, me vetëm gjysmë sezoni të luajtur

Pas një viti të mrekullueshëm te Club Brugge ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptar Ardon Jashari e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.

Jashari mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi. Transferimi i tij veror te Milani e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.

Pas atij lëndimi serioz, ky trofe ka një domethënie edhe më të madhe për Jasharin. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me lëndime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë. Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua”. Futbollisti që përfaqëson Zvicrën udhëtoi posaçërisht për të marrë çmimin. Pas një ndeshjeje kundër Fiorentinës, ai hipi menjëherë në avion drejt Ostendës.

“Pata 15 minuta kohë pas ndeshjes. Këtu pata pesë minuta pushim dhe më pas dola direkt në skenë”. Takimi me ish-bashkëlojtarët e tij e preku dukshëm Jasharin. Ai foli për një pritje shumë të ngrohtë dhe theksoi respektin dhe vlerësimin që ende ndjen për lojtarët dhe stafin e Club Brugge. “Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje. Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, nënvizoi ai