Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Një intervistë speciale nga Toni Kuka: Jemi vend i vogël, në një xhudist duhet të “ndërtojmë” një Ferrari

Driton Kuka i njohur si “Toni” ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të “European Jude Union”.

Tashmë kanë filluar përgatitjet për kualifikueset për Lojërat Olimpike të Los Angeles 2029.

“Toni” që ka udhëhequr Kosovën në pesë medalje olimpike, duke përfshirë tri të arta, tregon se sa e vështirë është të ndërtosh një atlet të suksesshëm në vendin tonë.

“Ne, si Kosova, me një bazë të vogël, me një numër të vogël atletësh, duhet të ndërojmë një Ferrari nga një atlet i vetëm. Pra është shumë e vështirë të krijosh të dyja, jetën normale dhe jetën e një atleti të nivelit të lartë”, u shpreh Kuka.

Jemi futur në periudhën kualifikuese për LA2028, kështu trajneri i njohur kosovar tregon për gjendjen e sportistëve.

“Po përpiqemi të zhvillojmë atletë të rinj që kanë potencialin për të arritur kualifikimin olimpik. Për momentin po kryejmë disa eksperimente me disa nga vajzat. Disa prej tyre po zbresin një katergori peshe dhe gjithashtu kemi disa atletë të rinj që nuk kanë qenë të përfshirë në Lojërat Olimpike në të kaluarën”, vazhdoi trajneri më i suksesshëm kosovar

Objektivi i “Toni” Kukës është që Kosova të përfaqësohet me tre deri në pesë xhudistë:

“Nëse këta tre, Distria, Fazliu dhe Akili janë mirë me shëndet, kualifikimi olimpik është i sigurt. Përveç kësaj, kemi tre ose katër atletë të rinj që mund të jenë në rrugën e kualifikimit për në Los Angeles”.

Kujtojmë se së fundmi ekipit të Driton Kukës në stolin e trajnerëve iu bashkua edhe Nora Gjakova, e cila u pensionua nga xhudo si një kampione e vërtetë.

Tani “Toni” në ekip e ka dyshen dhe fitueset olimpike, si: Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Spanjës

Barcelona ka arritur me sukses të kaloj në çerkefinale të Kupës së Spanjës, duke kompletuar kështu 8 skuadrat çerekfinaliste.

Skuadra katalanase sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj Racing Santander, me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Ferran Torres zhbllokoi rezultatin në minutën e 66-të, derisa golin e sigurisë e shënoi Lamine Yamal në 90+5.

Barcelona kështu kualifikohet në çerekfinale, duke u bashkuar me skuadrat e tjera si Atletiko Madrid, Atletiko Bilbao, Albacete, Valencia, Betis, Real Sociedad dhe Alaves

Incidenti në Gjakovë, reagon Federata e Basketbollit të Kosovës

Mbrëmë në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Bashkimit nuk nisi siç duhet, pasi ndodhi një incident.

Në këtë incident i lënduar mbeti ndihmëstrajneri i Bashkimit, Beldar Gjeqaj – cili u godit me shishe në fytyrë.

Për këtë ka reaguar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës,

Postimi nga FBK

Komunikatë për Media

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon fuqishëm incidentin e rëndë të ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme të ProCredit Superligës së Meshkujve, të zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ndërmjet KB Vëllaznimi dhe KB Bashkimi.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pas një rasti tjetër serioz dhune në basketbollin kosovar, për të cilin Federata kishte reaguar publikisht dhe kishte paralajmëruar zero tolerancë ndaj çdo forme dhune dhe sjelljeje të papranueshme në palestra. Për fat të keq, përsëritja e incidenteve në një periudhë kaq të shkurtër tregon se situata ka marrë përmasa alarmante dhe kërkon reagim të menjëhershëm dhe të vendosur institucional.

Sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, gjatë çerekut të dytë janë dëgjuar ofendime në kor nga tribuna në drejtim të klubit mysafir, për çka është dhënë vërejtje zyrtare publikut. Me përfundimin e pjesës së parë, një grup tifozësh të skuadrës vendase ka tentuar të sulmojë persona të pranishëm në tribunë, duke krijuar rrezik serioz për përshkallëzim të situatës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Kosovës, është parandaluar një incident edhe më i rëndë.

Në të njëjtën kohë, nga tribuna e ballkonit është hedhur një shishe plastike e mbushur me ujë, e cila ka goditur ndihmëstrajnerin e KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, në fytyrë, duke e rrëzuar atë në parket.
Pas këtij akti të drejtpërdrejtë dhune dhe tentimit për sulm fizik, në koordinim me gjyqtarët e ndeshjes dhe Policinë e Kosovës, është marrë vendim për zbrazjen e palestrës nga publiku, me përjashtim të zonës VIP, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë akterëve të ndeshjes.

Federata e Basketbollit e Kosovës posedon pamjet filmike të incidentit, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar për tentim sulmi, ndërsa personi që ka hedhur shishen është identifikuar dhe priten veprime të mëtejme ligjore ndaj tij.

Njëkohësisht, klubi nikoqir do të ndëshkohet për organizim të dobët të ndeshjes, ndërsa ndaj tij do të merren masa të rënda disiplinore, në përputhje me aktet normative dhe rregulloret e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës thekson qartë se dhuna fizike, tentimet për sulm, fyerjet dhe çdo formë tjetër e sjelljes së papranueshme nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. Çdo dështim për të garantuar rendin dhe sigurinë në palestra do të trajtohet si shkelje e rëndë, me pasoja të drejtpërdrejta disiplinore dhe sportive.

Federata paralajmëron se përsëritja e incidenteve të kësaj natyre do të sjellë masa edhe më drastike, përfshirë mbylljen e palestrave, zhvillimin e ndeshjeve pa publik, humbjen e ndeshjeve me rezultat zyrtar dhe referimin e rasteve tek institucionet kompetente.
Basketbolli nuk do të tolerojë dhunën. Federata e Basketbollit e Kosovës do të veprojë me vendosmëri të plotë për të mbrojtur sigurinë, integritetin dhe dinjitetin e garave të saj.

Me respekt
Federata e Basketbollit e Kosovës

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

FIFA: Kemi marrë më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës

FIFA tha të mërkurën se kishte marrë më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës të këtij viti.

Organizata botërore e futbollit tha se, jashtë vendeve pritëse të Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, kërkesat më të shumta erdhën nga tifozët në Gjermani, Angli, Brazil, Spanjë, Portugali, Argjentinë dhe Kolumbi.

Pas kritikave të ashpra për çmimet e larta të biletave, FIFA njoftoi muajin e kaluar se do të ofronte bileta me një çmim prej 60 dollarësh për çdo ndeshje për 48 shoqatat kombëtare pjesëmarrëse në turne, me shoqatat që do të vendosnin se si t’i shpërndanin ato tek tifozët e tyre që kishin parë ndeshjet e tyre të mëparshme.

Në fazën e tretë të shitjeve, e cila u zhvillua nga 11 dhjetori deri të martën, më e kërkuara ishte ndeshja Kolumbi-Portugali më 27 qershor në Miami Gardens, Florida. Ndeshjet e ardhshme janë Meksika kundër Koresë së Jugut më 18 qershor në Guadalajara, Meksikë, finalja më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey, ndeshja hapëse midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut më 11 qershor në Mexico City dhe ndeshja e raundit të dytë më 2 korrik në Toronto.

FIFA tha se do t’i njoftonte aplikantët për biletat për rezultatin jo më herët se 5 shkurti dhe se biletat për ndeshjet ku kërkesa tejkalon kapacitetin e disponueshëm do të ndaheshin me përzgjedhje të rastësishme.