Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Xherdan Shaqiri shpallet sportisti i vitit 2025 nga qyteti i Bazelit

2025 ishte një super vit për Xherdan Shaqirin.

“Shaqa”, me golat dhe asistet e tij ishte lojtari kyç në fitimin e titullit dhe kupës me klubin e tij, Bazelin.

Ndërsa gjatë ditës së sotme për suksesin e tij, ai u shpërblye me çmimin e sportistit më të mirë të vitit 2025 nga qyteti i Bazelit në një ceremoni gala.

Shaqiri, gjatë sezonit që lamë pas bëri 39 paraqitje me 21 gola dhe 22 asistime

Arsyeja e veçantë pse u ndërpre ndeshja Bashkimi – Rahoveci 29 në basketboll

Basketbolli është më shumë se një lojë dhe mbrëmë në Prizren kjo u dëshmua qartë. Pas incidenteve të fundit në disa palestra të vendit, ndeshja Bashkimi – Rahoveci 029 u ndal për pak minuta, jo për tension, por për të përcjellë një mesazh të fortë paqeje, respekti dhe sportiviteti.

Në vend të gjësendeve të hedhura me mllef, në parket u hodhën arushë të butë nga fëmijët, si simbol i dashurisë dhe përgjegjësisë ndaj brezave të rinj. Ky veprim synoi të tregojë se sporti duhet të jetë shembull pozitiv për ata që stërviten çdo ditë dhe ëndërrojnë të jenë pjesë e parketit.

Për ta forcuar edhe më shumë këtë mesazh, fëmijët vendosën që lodrat t’ua dhurojnë bashkëmoshatarëve të tyre në SOS Fshatin e Fëmijëve dhe në Repartin e Pediatrisë. Organizatorët ritheksuan se palestrat duhet të jenë hapësira të sigurta dhe pozitive për të gjithë, ndërsa dhuna nuk ka vend në basketboll dhe në sport në përgjithësi. Le ta ruajmë lojën e pastër.

Presidenti i FIFA-s akuza të rënda ekipit të Senegalit: E papranueshme ajo që ndodhi në fushë

Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finallën e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dënuar me forcë sjelljen e disa “tifozëve” dhe lojtarëve të Senegalit, të cilët braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste për një penallti të diskutueshme, që më vonë u humb nga Brahim Diaz-i në minutën e 98-të.

Infantino theksoi se skenat e dhunës dhe protesta të tilla janë të papranueshme në sport. “Fatkeqësisht, pamë skena të papranueshme në fushë dhe në tribuna: dënojmë me forcë sjelljen e disa ‘tifozëve’, si wdhe të disa lojtarëve senegalezë dhe anëtarëve të stafit të trajnerëve. Është e papranueshme të braktisësh fushën e lojës në këtë mënyrë dhe dhuna nuk mund të tolerohet në sportin tonë”, tha Infantino.

Presidenti i FIFA-s vazhdoi të theksojë rëndësinë e respektimit të rregullave të futbollit, duke thënë: “Ne gjithmonë duhet t’i respektojmë vendimet e marra nga gjyqtarët brenda dhe jashtë fushës. Ekipet duhet të garojnë në fushë dhe brenda rregullave të lojës, sepse çdo sjellje në kundërshtim me këto rregulla rrezikon vetë thelbin e futbollit”.

Ai theksoi gjithashtu se është përgjegjësi e ekipeve dhe lojtarëve të veprojnë me përgjegjësi dhe të ofrojnë një shembull të mirë për tifozët në stadiume dhe për miliona spektatorë që e ndjekin futbollin në të gjithë botën.

Infantino përfundoi duke thënë se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten dhe se ato nuk kanë vend në futboll: “Skenat e shëmtuara që pamë sot duhet të dënohen dhe nuk duhet të përsëriten kurrë. E përsëris se ato nuk kanë vend në futboll”.

Ky qëndrim i FIFA-s vjen pas një ndeshjeje që shkaktoi tensione të mëdha, ku jo vetëm futbolli, por edhe sjellja e lojtarëve dhe tifozëve u bë temë diskutimi global

Prishtina fiton miqësoren ndaj skudrës çeke

Prishtina sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore gjatë parapërgatitjeve në Antalya.

Bardhekaltërit kanë shënuar fitore ndaj skuadrës çeke, Banik Ostrava, me rezultat 3-2.

Golashenues për Prishtinëns ishin Dren Zeqiri, Harun Karic dhe Mario Ilievski.

Gjatë kësaj përiudhe, Prishtina do të luaj edhe tre ndeshje tjera miqësore dhe përballjen me Dritën në Superkupën e Kosovës, e cila zhvillohet me 25 janar.

Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit te KB Prishtina

Bekë Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të basketbollit Prishtina.

Sipas Tëvë1, Berisha në mbledhjen e kryesisë në mbrëmjen e së shtunës ka ofruar dorëheqjen, vetëm pak ditë pasi befasisht politikani e deputeti u zgjodh kryetar i ri i klubit prishtinas, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Shkak për dorëheqjen u bë një vendim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duke sygjeruar se Bekë Berisha nuk mund të jetë edhe deputet, edhe kryetari i klubit basketbollistik Prishtina pasi kjo përbën konflikt interesi.

Në një reagim në rrjetet sociale, MKRS-ja ka thënë se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh që një zyrtar mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo bartës i funksionit drejtues. Sipas MKRS-së, çdo situatë e konfliktit të interesit duhet të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës.

Zgjedhja e Berishës ishte përcjellë me reagime të ashpra nga tifozët e klubit “Plisat”, që tash e sa kohë kërkojnë largimin e kryesisë.

Prishtina do të zhvilloj pesë ndeshje gjatë fazës përgatitore në Turqi

Skuadra e Prishtinës ka nisur fazën përgatitore, para sezonin pranveror.

Bardhekaltërit kanë udhëtuar drejt Turqisë, ku po qëndrojnë në Antalya, e aty do të luajnë edhe Superkupën e Kosovës ndaj Dritës, e cila zhvillohet me 25 janar,.
Gjatë kësaj përiudhe përgatitore, Prishtina ka njoftuar se do të zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore.

Me 18 janar, Prishtina luan ndaj skuadrës çeke, Banik Ostrava derisa tre ditë më vonë me skuadrën nga Kazakistani, FC Jenis.

Ndërkohë me 28 e 30 janar, bardhekaltërit luajnë kundër skuadrave ukrainase, FC Obolon dhe Kolos