Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Galatasaray dhe Atletiko Madrid ndahen në ”paqe”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së shtatë të Champions League, mes Galatasaray dhe Atletiko Madrid.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Rams Park” ishte i barabartë 1-1,.

Skuadra spanjolle e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt, me golin e Guiliano Simeone.

Nuk vonoi shumë dhe Galatasaray barazoi rezultatin, me një autogol nga Marcos Llorente, në minutën e 20-të.

Nga ai moment të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por nuk arritën të dergonin topin në rrjetë.

Pas shtatë ndeshjeve, Atletiko Madrid ka 13 pikë dhe renditet në vendine tetë, derisa Galatasaray renditet në vendin e 16-të, me 10 pikë.

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Si çdo herë publikohen edhe formacionet e javës në ligat evropiane

E njëjta gjë ndodhi edhe në Turqi, ku u publikua edhe 11-shja më e mirë e javës që lamë pas.

E veçanta e kësaj ishte përfshirja e dy shqiptarëve në formacion, Ernest Muçi dhe Arda Kurtulan.

Muçi, kishte shënuar gol në ndeshjen ndaj Kocaelisporit për të gjashtën herë radhazi, ndërsa Arda Kurtulan shënoi ndaj Rizesporit të Qazim Laçit dhe Altin Zeqirit.

Një tjetër lojtar largohet nga Llapi, Ardit Tahiri transferohet në Ukrainë

Futbollisti kosovar, Ardit Tahiri, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Superligës së Kosovës përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun se Tahiri është transferuar te skuadra ukrainase, Kolos Kovalivka,

“KF Llapi e falënderon Ardit Tahirin për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.

Në pjesën vjeshtore të sezonit aktual, futbollisti ishte i huazuar te klubi HJK Helsinki, ku fitoi përvojë të rëndësishme ndërkombëtare.

Liga e Kampionëve rikthehet me super ndeshje

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një mbrëmje të zjarrtë futbolli, ku disa nga klubet më të mëdha evropiane zbresin në fushë në kuadër të fazës së ligës.

Në ndeshjen e hershme me fillim nga ora 16:30, Kairat Almaty pret belgët e Club Brugge KV, një përballje ku përvoja evropiane e miqve i bën favoritë, por vendasit synojnë surprizën.

Më vonë, Manchester City udhëton drejt Norvegjisë për t’u përballur me Bodo/Glimt, me kampionët anglezë që kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre në Evropë.

Në Danimarkë, FC Copenhagen sfidon Napolin, në një duel ku italianët synojnë tri pikë të rëndësishme, ndërsa vendasit shpresojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës.

Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes zhvillohet në Itali, ku Interi përballet me Arsenalin, një duel klasik mes dy gjigantëve evropianë.

Në Madrid, Real Madridi pret Monacon, me “Los Blancos” që hyjnë si favoritë absolutë, por që natyrisht duhet të dëshmohen në fushë, sidomos pas krizës së fundit dhe ndryshimit të trajnerit.