Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Namazi i xhumasë i bashkon lojtarët e skuadrave kosovare në Antalia të Turqisë

Disa nga klubet më të njohura të futbollit kosovar po zhvillojnë përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë, duke shfrytëzuar kushtet optimale për stërvitje dhe përgatitje fizike.

Mes tyre janë: Gjilani, Feronikeli ’74, Prishtina, Drita, Malisheva, Llapi dhe Drenica.

Gjatë qëndrimit, lojtarët dhe stafi teknik kanë treguar respekt për traditat dhe praktikën fetare, duke falur namazin e xhumasë në një xhami lokale, një moment që tregoi edhe unitetin dhe harmoninë brenda komunitetit sportiv kosovar.

Ky lloj bashkëpunimi dhe organizimi nuk pasqyron vetëm përkushtimin e ekipeve për të përmirësuar performancën në sezonin e ri, por edhe lidhjet kulturore dhe fetare që i bashkojnë sportistët kosovarë edhe jashtë fushave të lojës

Bashkimi mposht Pejën, publikon “kaqikat” në njoftimin e fitorës

Bashkimi e ka mposhtur Pejën edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Rezultati i sontëm në palestrën ”Karagaçi”, ishte 70-73.

Bashkimi kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe kësisoj ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës.

Pas përfundimit të kësaj përballje, skuadra prizrenase është tallur paksa me Pejën, duke iu referuar si ”kaqika”, pasi i kanë mposhtur katër herë këtë sezon.

Kliko ketu per postimin e plote

Prishtina pëson humbje nga Vëllaznimi por kalon në gjysëmfinale të Kupës

Vëllaznimi ka arritur ta mposht Prishtinën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Edhe pse skuadra gjakovare fitoi me shifrat 74-69, nuk ishte e mjaftueshme të përmbys humbjen në ndeshjen e parë me rezultat 82-68, dhe kësisoj Prishtina ka kaluar në gjysëmfinale, shkruan IndeksOnline.

Jericole Hellems i Vëllaznimit ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, duke shënuar 25 pikë.

Te Prishtina më i miri ishte Kelby Kramer, me 14 pikë

Pretendimet për keqpërdorime, FFK i quan gënjeshtra të pastërta

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar rreth lajmit se FFK-ja ka marr një dënim nga UEFA, për keqpërdorim të fondeve.

Në një përgjigje nga FFK-ja, mohojnë këto raportime duke i cilësuar si gënjeshtra në prag të procesit zgjedhor të kreut të federatës.

FFK-ja thotë se marrëveshja me UEFA-n nuk është aktuale, por është nënshkruar në vitin 2023 dhe parasheh që FFK-ja të forcoj departamentin e vet të Licensimit dhe mbi të gjitha të ushtroj kontroll më rigoroze ndaj klubeve anëtare të saj në disa segmente.

Reagimi i plotë:

Fjalët e dala në media se UEFA e ka dënuar FFK-n për keqpërdorim të fondeve të saj, përkatësisht të ndërlidhura me procesin e licensimit të klubeve, nuk janë asgjë tjetër pervec se gënjeshtra të pastra që kanë për qellim të deformojnë realitetin pikërsisht në prag të procesit zgjedhor në të cilin gjendet FFK-ja.

Marrëveshja në fjalë e nënshkruar ndërmjet FFK-së dhe UEFA-s, nuk është aktuale, por është nënshkruar në vitin 2023 dhe parasheh që FFK-ja të forcoj departamentin e vet të Licensimit dhe mbi të gjitha të ushtroj kontroll më rigoroze ndaj klubeve anëtare të saj në disa segmente.

UEFA ndanë fonde vjetore për të mbështetur Federatat Kombëtare në Procesin e Licensimit dhe për shkak të gjetjeve që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, i ka ndalur FFK-së, shumën prej 50 mijë eurosh.

Sido që të jetë, është e cuditshme sesi persona të caktuar, keqpërdorin dokumentat në të cilat dikur kishin qasje dhe tentojnë që nepërmjet keq-interpretimeve të krijojnë amulli në opinion, duke nëncmuar edhe nivelin e intelegjencës së adhuruesve të futbollit, të cilët këta persona të pandërgjegjshëm I vënë në lajthije.

Përndryshe, marrëveshje të tilla, UEFA nënshkruan shumë shpeshë me shumë Fedearta kombëtare, sa për ilustrim ja linku që konfirmon marrëveshje të tilla me Federatën e Kroacisë (të cilës I janë ndalur 100 mijë euro) dhe me Federatën e Shqipërisë.

Shkëlqeu me gola te Mallorca, Vedat Muriqi nominohet për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është duke kaluar momente fantastike në LA Liga me fanellën e Mallorcas.

Së fundmi, lojtari “dardan” shënoi hat-trik ndaj Athletic Bilbaos, shkruan Indeksonline

Për shkak të paraqitjeve fantastike në La Liga brenda këtij muaji, ai është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë.

:Votoni këtu

Në këtë garë, Muriqi ka kundërshtarë: Marcos Alonso, Vladyslav Vanat, Goncalo Guedes dhe Alexander Sorloth.

31-vjeçari shumë lehtë mund të jetë fitues i këtij çmimi, pasi në tri ndeshjet e janarit në ligë ai shënoi pesë gola.

Arbër Hoxha dhe shqiptarët e Baselit luajnë sonte ndeshjet vendimtare në UEFA Europa League

Sonte zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë në kompeticionin e dytë më të vlefshëm të UEFA-s, Europa League.

Vëmendja më e madhe është në dy skuadrat ku ka shqiptarë, shkruan Indeksonline

Te Baseli i Zvicrës dhe Dinamo Zagrebi i Kroacisë.

Arbër Hoxha dhe skuadra e tij kërkojnë fitore ndaj Steauas së Bukureshtit, dhe me tri pikë të siguruara futen në zonën e play-offit. Në rast të humbjes, ata mund të eliminohen qysh në javën e parafundit.

Dinamo Zagrebi ka shtatë pikë të grumbulluara në gjashtë xhiro dhe gjendet në pozitën e 25-të, vetëm një vend larg play-offit.

E njëjta situatë është edhe te Baseli i Xherdan Shaqirit.

Shaqiri me bashkëlojtarët e tij, synojnë fitore ndaj RB Salzburgut në Austri.

Nëse humb, klubi “helvetik” rrezikon play-offin, por nëse fiton shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe ngritët lartë në tabelë.

Të dyja ndeshjet e lartëpërmendura zhvillohen nga ora 21:00