Hën. Mar 30th, 2026

Sport

Prishtina apo Drita? Kush do të fitojë Superkupën e Kosovës

Sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të luajë ndaj fituesit të Superligës, Dritës me ndeshjen që zhvillohet në Antali.

Gjatë historikut të kësaj gare, Prishtina ka arritur të fitojë 11 herë këtë trofe, me të fundit në vitin 2023, ndërsa Drita të vetmen herë e fitoi në vitin 2018 pikërisht ndaj Prishtinës në rihapjen e stadiumit, “Fadil Vokrri”.

Drita, do të ketë tre mungesa të mëdha ku lojtarët si Mesa, Broja dhe Manaj nuk do të luajnë këtë finale.

Ndeshja luhet sot në “Mardan Sports Complex”, në orën 12:30

Bournemouthi “arrë e fortë” për t’u thyer, mposht Liverpoolin në frymën e fundit

Bournemouthi ka arritur një fitore të madhe në Premierligë.

Ata mposhtën kampionin e Anglisë, Liverpoolin me rezultat 3-2 në mënyrë tejet dramatike.

Golat për vendasit u realizuan nga Evanilson, Jimenez dhe Adli, ndërsa për “Redsat” shënuan Van Dijk dhe Szoboszlai.

Bournemouthi, me këtë fitore ngjitet në pozitën e 13-të me 30 pikë, ndërsa Liverpooli në të 4-tën me 36 pikë

Ky është stadiumi ku Prishtina dhe Drita e zhvillojnë nesër finalen e Superkupës

Nesër do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll.

Kampioni i Superligës, Drita do të përballet me fituesin e Kupës, skuadrën e Prishtinës.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin ”Mardan Sports Complex” në Antalia të Turqisë.

Ky stadium ka kapacitet prej 8000 ulsëve.

Ka disa ditë që Drita e Prishtina po qëndrojnë në Turqi, duke kryer fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror.

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon me përballje interesante të javës së 17-të

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon me ndeshje interesante këtë fundjavë, në kuadër të javës së 17-të.

Xhiroja hapet të shtunën, me dy ndeshje mjaft interesante. Në ora 17:00, Rahoveci 029 do të përballet me Sigal Prishtinën, .
Më pas, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Golden Eagle Ylli.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku në ora 17:00, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, në një nga derbit më interesante të xhiros.

Java e 17-të mbyllet me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet të dielen nga ora 19:30

PSG merr tre pikë si mysafire e Auxerre

PSG ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligue 1.

Djelmoshat e Luis Enriques morren tre pikë si mysafire e skuadrës së Auxerre, duke fituar me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi francez, Bradley Barcola në minutën e 79-të.

Në anën tjetër, Auxerre renditet e parafundit në tabelën e Ligue 1, me 12 pikë.

Auxerre 0-1 PSG | Bradley Barcola pic.twitter.com/cQqaS9UNQa

— ↪️ @CenterOfGoals – Follow (@SChapman4683) January 23, 2026
PSG me këtë fitore merr lidershipin e tabelës me 45 pikë, dy më shumë se skuadra e Lens.