Die. Mar 29th, 2026

Sport

Ardian Ismajli jasht fushave për një muaj

Ardian Ismajli është sërish fatkeq dhe mbrojtësi i kombëtares do të duhet të bëjë një tjetër ndalesë pak a shumë të gjatë.

Klubi i tij, Torino, njofton për rezultatin e vizitave mjekësore pas dëmtimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Comos në Serie-n A dhe lajmet nuk janë edhe aq të mira.

Ismajli do të qendrojë një muaj jashtë fushave të lojës, duke humbur disa ndeshje për ekipin “granata”.

Natyrisht, do t’i duhet edhe një periudhë e caktuar që të marrë formën.

Lëndimi ndodhi gjatë humbjes së rëndë 6-0 pësuar në fushën e Comos, kur në minutën e 20-të, ai u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësim.

Mediat italiane shkruajnë se futbollisti ka dëmtim muskulor në këmbë.

Theksohet që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur katër dëmtime, fillimisht në gusht, pastaj në shtator, në nëntor dhe tani në janar.

Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushën e lojës apo të stërvitjes.

Shpresohet që këtë herë shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit, më 26 mars.

Kombëtarja nis numërimi mbrapsht/ Kuqezinjtë me probleme para “play off” të marsit

Numërimi mbrapsht ka filluar.

Kanë mbetur saktësisht 59 ditë nga data 26 Mars 2026, dita kur Shqipëria do të zbresë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës për të luajtur gjysmëfinalen e Play-off të Botërorit.

Ndryshe nga euforia e kualifikueseve të shkuara, sot kampi kuqezi duhet të jetë nën alarmin e kuq. Një vëzhgim i ftohtë mbi minutat dhe formën e legjionarëve tanë nëpër klubet e tyre zbulon një realitet të hidhur: Sylvinho rrezikon të ketë në duar një skuadër pa ritëm.

Në sulm “armët” janë bllokuar. Shqetësimi më i madh vjen nga reparti i avancuar. Armando Broja, njeriu tek i cili vareshin shpresat për të çarë mbrojtjen polake, po kalon një sezon të vështirë te Burnley, “bomberi” duket se ka humbur nuhatjen e golit, raporton TCH.

Në krahun tjetër, Rey Manaj në Emiratet e Bashkuara Arabe (Sharjah FC) ka shënuar pak dhe niveli i kampionatit atje mbetet një pikëpyetje për intensitetin që kërkon një ndeshje ndaj Polonisë. I vetmi që po mban flamurin lart është Ernest Muçi. Fantazisti po shkëlqen te Trabzonspor me 10 gola këtë sezon, duke u kthyer në shpresën e vetme reale për kreativitet.

Në mesfushë “truri” në infermieri, “Muskujt” në fushë. Lajmi më i keq vjen nga Skocia. Nedim Bajrami, arkitekti i lojës sonë, ka qenë i dëmtuar dhe vetëm këtë fundjavë u rikthye në fushë te Rangers (probleme muskulore).

A do të ketë ai kohë të kapë ritmin për marsin? Kjo është dilema e madhe. Nga ana tjetër, Kristjan Asllani te Torino mbetet më tepër me valixhe në duar për t’u larguar se sa në fushën e blertë. Fatmirësisht, Ylber Ramadani është “muri” i palëkundur, duke luajtur rregullisht 90 minuta te Lecce.

Në mbrojtje dhe portë, Thomas Strakosha po kalon një formë të mirë te AEK, duke qenë titullar. Por krahët e mbrojtjes çalojnë. Kapiteni Elseid Hysaj te Lazio është thuajse inekzistent këtë sezon, ndërsa Mario Mitaj po luan rregullisht, por në Arabinë Saudite (Al-Ittihad), larg ritmit europian.

Kështu Sylvinho, me 59 ditë në dispozicion, ka një dhimbje koke të vërtetë pasi më tepër se 80% eformacionit kërkon një plan B dhe për fat të keq në një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptarë.

Një ish-bashkëlojtar i Shaqirit mund të bëhet trajner te Baselit

Skuadra e Baselit sot befasoi opinionin duke larguar nga posti i trajnerit, Ludovic Magnin.

Përkundër fitores në “klasike” ndaj Zurichut, Magnin u shkarkua nga posti i kampionëve aktual.

Siç raporton Blick.ch, vendin e tij mund ta zë një legjendë e futbollit “helvetik”.

Bëhet fjalë për Stephan Lichtsteinerin, i cili momentalisht është duke punuar te skuadra e FC Wettswil dhe ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni.

Pra 42-vjeçari i cili më parë ishte trajner i Baselit U16, tani shihet si favorit kryesor për stolin e ekipit të parë.

Kujtojmë se mbrojtësi, luajti te skuadrat e njohura gjatë karrierës së tij si futbollist, si: Arsenal, Juventus, Lazio, Lille dhe Augsburg

Ylli i grupmoshave U21 të Kosovës, nënshkruan me skuadrën kroate

Njëri nga talentët më premtues te Kosova, Leon Zeqiraj është bërë me skuadër të re.

Talenti i rritur në akademinë e Werder Bremen dhe i aktivizuar edhe te Samdpdoria në Serie B, është transferuar te skuadra kroate NK Hrvace.

Qendërmbrojtësi premtues, kapiteni i përfaqëuses U21 te Kosova do të luaj te skuadra kroate e cila ka një projekt serioz me disa blerje në janar.

Zeqiraj llogaritet si mbrojtësi i të ardhmës edhe te përfaqësuesja e Kosovës.