Die. Mar 29th, 2026

Sport

Kristjan Asllani pritet të bëhet me klub të ri gjatë afatit të dimrit. në Besiktas

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani pritet të bëhet me klub të ri gjatë afatit të dimrit.

Asllani do të nënshkruaj me Besiktasin dhe tashmë është arritur marrëveshja,

Presidenti i klubit turk, Serdal Adali ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin shqiptar dhe me Interin.

“Kristjan Asllani po vjen. Kemi arritur marrëeveshje me Interin dhe lojtarin. Ai do të udhëtoj drejt Stambollit sonte ose nesër në mëngjes”, u shpreh presidenti i klubit turk

Kujtojmë që Asllani pritet të firmos kontratë gjashtë mujore, por klubi i Besiktasit ka të drejt blerje të kartonit të plotë për rreth 14 milionë euro

Reali, PSG-ja dhe Interi në play-off, këto janë skuadrat tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen tutje në Champions

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës së ligës në Champions.

Skuadra e Real Madridit do të luajë në play-off, pas humbjes spektakolare ndaj Benficas me rezultatin 4:2,

Përveç ekipit të Arbeloas në play-off ka edhe skuadra tjera të mëdha, si: Inter, PSG-ja dhe Ateltico Madrid.

Të gjitha skuadrat që do luajnë në play-off janë këto: Real Madrid, Inter, PSG-ja, Juventusi, Newcastle Untied, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfic

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë konfirmuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Kosovës ka amendamentuar statutin e saj në përputhje të plotë për harmonizim me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s dhe Ligjin nr. 08/L-277 për Sportin, rekomandimet dhe kërkesat e nxjerra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti.

Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, FIFA dhe UEFA theksojnë se këto ndryshime janë rezultat i një procesi konsultimi gjithëpërfshirës ndërmjet FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rikujtuar se përfaqësues të dy institucioneve kanë qenë të pranishëm në të gjitha Kuvendet e FFK-së ku janë miratuar ndryshimet statutore.

Kliko ketu per postimin e plote

Feronikeli ’74 e mbyll me barazim fazën përgatitore, në Turqi

Feronikeli ’74 e ka mbyllur fazën përgatitore në Antalya të Turiqsë.

Skuadra nga Drenasi sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore, ku u përball me ekipin ukrainas, FC Obolon.

Ndeshja u mbyll me barazim 1-1, derisa golin për skuadrën e Feronikelit e shqnoi futbollisti, Kreshnik Bahtiri.

Gjatë kësaj periudhe, Feronikeli zhvilloi katër ndeshje miqësore, duke regjistruar dy barazime, një fitore dhe një humbje

Rasti tragjik ku mbetën të vdekur shtatë persona, PAOK-u merr këtë vendim për tifozët në ndeshjen ndaj Lyonit

Skuadra e PAOK-ut ka njoftuar se asnjë tifozë i tyre nuk do të jetë i pranishëm në stadium, për ndeshjen e Europa League ndaj Lyonit.

Kjo për shkak të tragjedisë që ndodhi dje në Rumani, ku shtatë tifozë të skuadrës greke vdiqën në një aksident trafiku, derisa po udhëtonin drejt Francës.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së tifozëve, të cilët kanë kërkuar për të anuluar udhëtimin në Francë për të mbajtur tribunën mysafire të mbyllur në shenjë zie.

Pas koordinimit me autoritetet franceze dhe skuadrën e Lyonit, është vendosur që tribuna e skuadrës mysafire të jetë e mbyllur.

PAOK-ja iu bën thirrje tifozëve që ende nuk udhëtuar dhe atyre që ndodhen tashmë në Francë, të respektojnë vendimin e klubit.

Mësohen vazot e Ligës së Kombëve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

Me 12 shkurt do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, derisa tashmë janë bërë publike edhe ndarja e vazove.

Falë paraqitjeve të mira në sezonin e fundit, Përfaqësuesja e Kosovës, është ngritur në Ligën B të Nations League.

”Dardanët” do të jenë në vazon e katërt në Ligën B, bashkë me Suedinë, Maqedonin e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Kosova për kundërshtar të mundshëm gjatë hedhjes së shortit do të përballet me një nga kombëtaret që janë në vazon e parë, vazon e dytë dhe vazon e tretë.

Një nga kundërshtarët e mundshëm është edhe kombëtarja e Zvicrës, me të cilën u përballen edhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës.