Enj. Pri 2nd, 2026

Lajme nga Vendi

Moti për ditën e hënë 01.12.2025 , Kosovë-Shqipëri

Kosovë
Vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm.

Sipas parashikimeve meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të jenë të ulëta, duke u lëvizur nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 7 deri 20 km/h, duke mos sjellë ndonjë ndryshim të madh në mot.

Shqipëri

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.
🌬 Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Temperatura me e ulet -1 grade celcius , ndersa me e larta 18 grade celcius.

Përmbyllet afati, këto janë subjektet politike që do t’ia mësyjnë garës së 28 dhjetorit

Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Gjatë periudhës 24 nëntor – 30 nëntor 2025, gjithsej 23 subjekte politike, prej të cilave tri koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në garën zgjedhore, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE

Koalicionet:

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike: LIDHJA DEMOKRATIKE E

KOSOVËS – LDK; PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: Kosovaki Nevi Romani Partia; JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA; Za Slobodu Pravdu i Opstanak; KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI; PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE; PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; LISTA SERBE; INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS; FJALA; NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS; LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK); ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK); KOSOVSKI SAVEZ; NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

Iniciativat qytetare: PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur: NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Dy orë para mbylljes së afatit, AAK do të garojë vetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 18 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Aleanca për Ardhmëri të Kosovës në këtë zgjedhje do të kandidoj e vetme.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për IndeksOnline nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka njoftuar se deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 22:00) 18 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore.

Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

18. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK).

Afati për partitë politike për deklarim të koalicioneve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor 2025:

Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 22:00), KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e 3 koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Po ashu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor:

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Bashkimi Evropian thotë se me 2026 nisin punimet të financuara nga ta për instalimin e filtrave në Kosova B

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka konfirmuar se instalimi i filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” do të nisë në prill të vitit 2026, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e projektit.

Siç thuhet në njoftim, Investimi, i financuar nga BE-ja, synon uljen e konsiderueshme të emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën dhe më gjerë në rajon.

Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit.

Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se mbeten partneri kryesor i Kosovës, me 3.7 miliardë euro investime që nga viti 1999.

“Me kushtet e përmbushura, punimet për instalimin e filtrave të financuar nga BE-ja në Termocentralin Kosova B do të fillojnë në prill 2026. Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx – dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit në të gjithë Kosovën dhe rajonin. Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e cila ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Anëtari i kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi se ky vendim është pozitiv.

“Shumë mirë. Ka qenë absurde me votu nepër lokale private”, tha Zogaj për Klankosova.tv.

Ai deklaroi se lënda për këtë çështje u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshe, vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike.