Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Vendi

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.

Përmes një videoje në Facebook, Maqedonci thotë se kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.

“Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave”, u shpreh Maqedonci.

Pos tjerash, ai tha se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit, duke përmendur të arriturat e kësaj force ndër vite.

Maqedonci lëvdoi të gjithë ushtarët që sipas tij, janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre

Mot i vranët, në disa zona mund të ketë reshje të borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga sot deri të shtunën pritet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të sjellë një stabilizim të temperaturave në nivele më të ulëta dhe do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

Në zonat malore, parashikohen reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të kalojnë gradualisht në reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se si pasojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së së enjtes dhe të premtes, në varësi të intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (24-28 nëntor 2025)

SIPAS IHMK

Java e ardhshme parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, interval të shkurta me diell, vranët dhe me shi,

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: 0-3°C
Temperaturat maksimale: 5-9°C
Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..

E martë
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: 0-2C
Temperaturat maksimale: 8-11°
Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 3-5 °C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 1 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 4-6°C
Era: nga veriperendimi , 1-4 m/s

E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 4-6°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE