Hën. Mar 30th, 2026

Lajme nga Vendi

Maqedonci tregon se kur do të funksionalizohet fabrika e municionit në Kosovë

Në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që prodhohen në Kosovë, tha ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pas vendimit të qeverisë në detyrë për shpronësimin e pronave të ish-ndërmarrjes “Ereniku” në Gjakovë, Maqedonci tha se atje do të ndërtohet zona industriale e mbrojtjes.

Sipas tij, pritjet janë që deri në fund të vitit të ardhshëm të funksionalizohet fabrika për prodhimin e municioneve, të cilat do t’i shërbejnë për nevoja të ushtrisë, policisë dhe për eksport.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është në një dimension krejt tjetër. Është në një zhvillim dhe standard krejt tjetër. Krahasohet me forcat e tjera që i kemi në rajon dhe më gjerë. Është e gatshme që përveç mbrojtjes së territorit, jetës së qytetarëve, të kontribuojë edhe për paqe dhe siguri kudo në botë… Presim që deri në fund të vitit të ardhshëm kjo fabrikë të funksionalizohet dhe të fillojë prodhimin e këtyre municioneve. Në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që do të prodhohen në Kosovë nga një fabrikë shtetërore e Kosovës, për nevoja të ushtrisë, policisë dhe nevoja të eksportit”, tha ai, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në detyrë.

Duke folur për arrestimin e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Serbi, Maqedonci tha se këtë çështje e kanë ngritur edhe me aleatët e vendit.

Përkitazi me këtë, Maqedonci akuzoi Serbinë për qasje hegjemoniste ndaj Kosovës.

“Ne si Ministri e Mbrojtjes, duke qenë që përfaqësojmë trashëgiminë ushtarake të popullit tonë, në këtë rast të UÇK-së, jemi të angazhuar dhe diskutojmë sa herë që kemi mundësi me partnerët tanë. Ne ngremë çështjen e arrestimit të pjesëtarëve të UÇK-së. Mirëpo përtej arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, Serbia vazhdon të zbatojë qasje hegjemoniste në raport me vet ekzistencën e shtetit tonë. Nuk është problem vetëm një pjesëtar i UÇK-së, por është problem se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me vendin tonë”, shtoi Maqedonci.

Në anën tjetër, Maqedonci pas pyetjeve të gazetarëve u përgjigj edhe në lidhje me dezertimin e një ushtari të FSK-së, i cili pas trajnimit në ShBA nuk ishte kthyer në Kosovë.

Ai tha se i njëjti është larguar nga FSK-ja dhe se janë në kontakt me organet në ShBA për kthimin e tij në Kosovë.

Kurse sa i përket dyshimeve se një pjesëtar i FSK-së dyshohet për sulm seksual gjatë një trajnimi në Britani të Madhe, Maqedonci u shpreh më i rezervuar për të komentuar, pasi tha se ende s’ka një verdikt final nga komisionet përkatëse të FSK-së.

“Së pari ky rast që ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë ai pjesëtari në ShBA, ka ndodhur diku para pesë muajve. Është një rast i izoluar dhe rast që nuk ndodh vetëm te ne, por edhe në shumë vende ku ka lëvizje të ushtarakëve në shtetet e ndryshme. Ne kemi pasur një kontingjent prej më shumë se 130 pjesëtarëve të FSK-së në trajnim në ShBA. Këtë rastin e izoluar e kemi adresuar menjëherë te autoritetet e ShBA-së dhe ambasada jonë. Ai menjëherë është larguar nga FSK. Kemi vendosur kontaktet për kthimin e tij në Kosovë. Në rastin më të mirë për të, ai askund nuk mund ta legjitimojë qëndrimin e tij në ShBA… Kurse për pjesëtarin që dyshohet për sulm seksual në Britani të Madhe, ne kemi ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat që merren me këto raste. Ende nuk kemi ndonjë verdikt final”, theksoi ai.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u liruar.

“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sot ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake ndaj Metës, e cila u shty për në datën 5 dhjetor.

Prej më shumë se një viti kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli.

Duke shërbyer ushqim për ushtarët amerikanë, Osmani uron Ditën e Falënderimeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Falënderimeve.

Duke shpërndarë fotografi nga dreka me ushtarët amerikanë, Osmani u shpreh se ata kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Urime Dita e Falënderimeve/ Happy Thanksgiving

Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.

Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej”, shkroi presidentja e vendit.

Ndryshe, Dita e Falënderimeve festohet në SHBA çdo vit, në të enjten e fundit të nëntorit. Kjo festë kremton lidhjet familjare dhe rëndësinë e tyre

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?

Lidhja Demokratike e Kosovës më 1 dhjetor do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendimet politike para zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas burimeve të Indeksonline, në këtë mbledhje do të shqyrtohen koalicionet e mundshme parazgjedhore, si dhe emrat që do të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë.

Të hënën pritet konfirmimi dhe zyrtarizimi i katër koalicioneve parazgjedhore të LDK-së

Ferid Agani,AKR, PSHDK e Zef Morinës pritet të nisin rrugëtimin të hënën me LDK-në.

Po ashtu, Këshilli i LDK-së pritet të diskutojë edhe fatin e Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, çështje e cila ka qenë temë e bisedimeve të fundit brenda partisë.

Bien ndjeshëm çmimet e importit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë të vitit 2025, i cili shënon një rënie të përgjithshme të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e importit në TM3 2025 shënuan rënie prej -1.9% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Po ashtu, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar (TM3 2024), çmimet e importit ranë mesatarisht për -0.2%, duke treguar një stabilitet të lehtë vjetor.

TM2 2025 – TM3 2025: Rënie prej -1.9%

Rënia e çmimeve në këtë periudhë u ndikua kryesisht nga uljet në këta sektorë:

Lëkura dhe artikujt e saj (-24.5%)

Instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-8.2%)

Produktet minerale (-6.4%)

Artikujt e ndryshëm të prodhuar (-5.6%)

Plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.4%)

Pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.6%)

Letrat dhe artikujt e saj (-2.6%)

Shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-2.1%)

Promoted Content

Ilaç shtëpiak për të eleminuar diabetin në 5 ditë! I provuar
DIABET

“I vdekuri” nga Mitrovica lajmërohet i gjallë pas 24 vitesh, ishte rrëmbye…
botasot.info

Njerëzit me dhimbje të forta në shpinë ta lexojnë tani!
Versatil

Do të habiteni: ky është armiku kryesor i dhimbjes së shpinës!
Versatil
Produktet bimore (-1.4%)

Artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit (-1.0%)

Produktet e industrive kimike (-0.2%).

Certifikohen rezultatet e balotazhit për kryetarë komunash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që u mbajt me 9 nëntor në 18 komuna në Kosovës.

Rezultatet u certifikuan për Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Prishtinën, Prizrenin, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë, Junikun, Mamushën dhe Kllokotin.

Edhe në këtë mbledhje, anëtarët e LVV-së në KQZ, kanë votuar kundër certifikimit të rezultatit për komunën e Kllokotit.

Më herët, KQZ kishte certifikuar rezultatin edhe për 20 komuna të tjera në të cilat fituesi ishte zgjedhur me 12 tetor.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua zëvendësimi i këshilltarëve komunal. Emra të rinj sipas radhës, zëvendësuan emrat e atyre që ishin në garë për kryetar komunash e edhe pjesë e listës për Kuvende Komunale, e që hoqën dorë nga kjo e fundit pas zgjedhjes në krye të komunave.

Aty gjithashtu u kërkua që zëvendësimet që u bënë t’i përcillen komunave, meqë u tha se shumë prej Kuvendeve Komunale i kanë thirrur seancat për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendeve Komunale të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit.

Kryetari Kreshnik Radoniqi, tha se vendimet janë duke u përgatitur. “Sot do të nënshkruhen të gjitha, protokollohen , dërgohen me e-mail dhe gjithçka do të kryhet sot”, tha ai.

Ndërkaq, nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatet për Kuvendin Komunal të Istogut meqë ende është aktive një ankesë.